Ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e udhëheqësit suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News.
I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, do të vriste Ajatollah Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë.”
“Kjo do të çojë në një veprim që vjen nga brenda Iranit. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta mbajnë mend këtë.”, tha Peskov.
Ai shtoi gjithashtu se “(ndryshimi i regjimit në Iran) është i paimagjinueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”.
Komentet vijnë ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të vendosë brenda dy javësh nëse Amerika do t’i bashkohet fushatës ushtarake të Izraelit kundër Teheranit.
Lajmi kryesor:
Sulme të reja në Izrael/ Netanyahu: Do shkatërrojmë programin bërthamor me apo pa Trump (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
