Gjermania dhe Sllovakia kanë bërë thirrje që BE-ja t’i përmbahet planit fillestar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përparojnë drejt anëtarësimit përfundimtar si pjesë e një pakete dhe jo të ndara. Kjo thirrje erdhi pasi Komisioneri për Zgjerim Olivér Várhelyi sugjeroi që BE-ja të konsideronte fillimin e bisedimeve vetëm me Shqipërinë në qershor, nëse rruga e Maqedonisë së Veriut bllokohet ende nga Bullgaria fqinje për mosmarrëveshjen e tyre rreth historisë dhe identitetit.
“Gjermania mbështet objektivin e Presidencës së BE-së për të mbajtur konferencat e para të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet i kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE-ja duhet të japë gjithashtu. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së, stabilitetin në rajon”, shkroi Ministri i Çështjeve Evropiane të Gjermanisë, Michael Roth, në Tëitter.
Edhe ministri i jashtëm sllovak Ivan Korcok shkroi në Tëitter: “Politika e besueshme e zgjerimit të BE-së tani ka të bëjë me braktisjen e vetos bullgare në Këshill, i cili duhet të njohë progresin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”
Gjatë vizitës së tij në rajon këtë javë, ku ai vizitoi Shkupin dhe Tiranën, Varhelyi sugjeroi ndarjen e dy vendeve aspirante. Edhe një ditë më patë ai tha nga Brukseli se Shqipëria të vijojë me integrimin nëse Maqedonia do të vijojë të bllokohet nga Bullgaria.