Bota

Gjermania ndalon eksportet ushtarake në Izrael, Merz: Jemi të shqetësuar për vuajtjet e vazhdueshme të popullsisë në Gaza

8 Gusht, 13:14| Përditesimi: 8 Gusht, 13:16

  • Share

Foto: Friedrich Merz

Qeveria gjermane ka vendosur ndalimin e eksporteve ushtarake në Izrael. Përmes një deklarate kancelari Friedrich Merz theksoi se Gjermania nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të mëtejshëm.

Duke iu përgjigjur planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Gaza, Merz tha se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” për vuajtjet e vazhdueshme të popullsisë civile në Rripin e Gazës, raporton Reuters.

“Me ofensivën e planifikuar, qeveria izraelite mban përgjegjësi edhe më të madhe se më parë për furnizimin e tyre”, tha ai.

Merz tha se qeveria gjermane i kërkon gjithashtu Izraelit të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të Bregut Perëndimor.

"Lirimi i pengjeve dhe negociatat për një armëpushim janë prioritetet kryesore të Gjermanisë", nënvizoi ndër të tjera Merz.

Parlamenti i Gjermanisë tha në qershor se licencat e eksportit për pajisje ushtarake në Izrael me vlerë 485 milionë euro (564 milionë dollarë) u dhanë midis 7 tetorit 2023 dhe 13 majit 2025.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos të pushtojë Gazën, Netanyahu: Banorët kohë deri më 7 tetor të evakuohen! Hamasi: Ne do luftojmë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?