Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorë të Kaninës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se rikthehej në Vlorë dhe Kaninë, ku kishin bërë punë shumë të mira së bashku.
“Kur isha ministër, lobova për investimin në rrjetin elektrik si dhe rehabilitimin infrastrukturor të rrugës. Unë vij krenar këtu, sepse disa gjëra që u kërkuan nga ju në këtë fshat u realizuan. Unë kam gjurmën time të gishtit dhe ndërhyrjen time për t'i bërë realitet këto. Tani vij me votim të drejtpërdrejt dhe kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Vlorës. Është sfidë por edhe kënaqësi, pasi ato angazhime që marr me njerëzit, do t'i qëndroj, duke pasur kapitalin tim politik”, tha ai.
Më tej shpjegoi edhe pse kjo ishte rruga e duhur, nën drejtimin e PS, për të rritur edhe më shumë investimet hde zhvillimin e zonës.
“Partia Socialiste është garanci për rrugën e mirë që kemi nisur e që ndihet dhe këtu në fshatin tuaj. Kanina, shumë vite më parë ishte e harruar nga investimet. Zhvillimi i Vlorës i ka dhënë efektet edhe në Kaninë. Vlera e pronave tuaja është rritur. Investimet e mëtejshme do ta rrisin edhe më tepër vlerën e pronave tuaja, duke bërë që ju të investoni për bujtina dhe biznese në zonë", vijoi Gjiknuri.
Referuar kandidaturës së tij, Gjiknuri pohoi se e ka konsoliduar figurën e tij përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete. Gjiknuri theksoi se:
"Juve ju duhet një përfaqësues që e njeh vendimmarrjen, që të nxis politika që për zonën janë shumë të rëndësishme. E kërkoj mbështetjen dhe votën për t'ju përfaqësuar denjësisht interesat e komunitetit, për të vijuar punët e nisura, si dhe për të lobuar për më tepër investime për zonën", u shpreh kandidati socialist.
Banorët ofruan mbështetjen për PS dhe Gjiknurin, duke vlerësuar edhe investimet e deritanishme në zonën e Kaninës.
Komente
