Gjiknuri me kandidatin Maçi, bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Pajovë: Vota për PS, siguri për investimet në Peqin    

2 Maj 2023, 12:51| Përditesimi: 2 Maj 2023, 16:38

  • Share

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Bukurosh Maçi zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e fshatit Karinë të Njësisë Administrative Pajovë, për të diskutuar mbi zhvillimin e Peqinit. Gjiknuri deklaroi se kandidatura e Partisë Socialiste është garanci për realizimin e të gjitha projekteve zhvillimore.

“Jam i bindur që kjo njësi do të vlerësojë siç duhet me votë dhe do ta mbajë lart atë moral që ka pasur Partia Socialiste dhe do të jetë njësia më  e shkëlqyer në mbështetje të kandidatit tonë dhe Partisë Socialiste. Jam i bindur që kështu do të jetë. Bukuroshin ju e njihni vetë. Bukuroshi ka një eksperiencë goxha të mirë në administratën shtetërore. Unë personalisht kam pasur rastin të punoj me të, kur isha ministër energjie, ishte drejtori i elektrikut të Qarkut të Elbasanit dhe ka ditur të administrojë mirë duke qenë drejtor shembullor. Ka treguar aftësi lidershipi, i aftë për organizimin e punës, i zoti për të thithur fonde për të bërë projekte dhe sot në Qarkun e Elbasanit shumë nga veprat në sistemin energjetik janë falë punës së Bukuroshit. Bëri të mundur të sjellë shumë investime në Qarkun e Elbasanit dhe kjo është për t’u vlerësuar. Jam i bindur që në krye të bashkisë, ky do dijë ta administrojë shumë mirë këtë bashki, duke administruar më mirë taksat e qytetarëve, por njëkohësisht duke bashkëpunuar më shumë me qeverinë qendrore”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit qeveri qendrore me pushtetin lokal, si një mënyrë për të mos bllokuar punët.

“Jam i bindur që në krye të bashkisë ky do dijë ta administrojë shumë mirë këtë bashki, duke administruar më mirë taksat e qytetarëve por njëkohësisht duke bashkëpunuar më shumë me qeverinë qendrore. Kryetari i bashkisë i vetëm nuk ka çfarë bën. Po nuk pati një bashkëpunim me qeverinë qendrore, sado të jenë taksat e qytetarëve të Peqinit, asnjëherë nuk do arrihet në atë pikë që të përmbyllen të gjitha nevojat që ka kjo bashki. Detyra e Bukuroshit është të ketë mjetet në punë për kanalet vaditëse, t’u vijë në ndihmë për rrugët, ndriçimin, pastrimin. Jam i bindur se të gjitha këto Bukuroshi do t’i bëjë shumë mirë. Nga ana tjetër kemi dhe projektet e mëdha siç mund të jenë investimet në infrastrukturë. Prandaj është e rëndësishme që kandidati i Partisë Socialiste dhe qeveria e Partisë Socialiste të jenë një. Bukuroshi me eksperiencën e tij do dijë ta bëjë shumë mirë këtë punë”, u shpreh ai. 

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit u shpreh se vota e 14 majit është edhe votë për mbështetjen e politikave sociale të ndërmarra nga qeveria Rama.

“Ju e shikoni që qeveria Rama ka filluar të kthejë vëmendjen tek njerëzit më në nevojë. Ju jeni një krahinë punëtore, një zonë e mirëfilltë bujqësore. Disa politika të qeverisë Rama lidhur, edhe me eksportin e vajit të ullirit do kenë ndikim direkt për ekonominë e zonës suaj. Nga ana tjetër, politika e rritjes së pagave ka një synim të dyfishtë, politika e rritjes së pagave jo thjesht do i vlejë administratës shtetërore në vetvete, po do të krijojë mundësinë për të rinjtë dhe të rejat tanë, që ta ndërtojnë të ardhmen këtu, qoftë në bashki, qoftë në administratën publike. Rritja e pagave do të sjellë automatikisht rritjen e pensioneve. Vota për 14 majin është një dritë jeshile dhe për rritjen e mëtejshme të pensioneve”, shtoi më tej Gjiknuri.

Numri dy i PS- së komentoi edhe alternativën përballë, të cilën e cilësoi riciklim të Berishës dhe Metës.

“Prandaj për ta vazhduar këtë rrugë të nisur, vota e 14 majit duhet të shkojë për Partinë Socialiste dhe Bukuroshin. Alternativa përballë është zgjedhur këtu nga dyshja Berisha – Meta, martesë e re zakon i vjetër. Në fletën e votimit të tyre ke të shkruar Ilir Meta. Pra është përfaqësues direkt i Sali Berishës me Ilir Metën. Peqini nuk do ta pranonte kurrë të binte në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk do pranojnë të ndërpresin atë rrugë të bashkëpunimit të mirë qeveri – bashki, për të adresuar çdo nevojë”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana e tij, kandidati Bukurosh Maçi siguroi banorët se investimet dhe projektet infrastrukturore do të vijojnë.

Bukurosh Maçi: ”Unë bashkë me stafin tim kemi bërë një program për Karinën. Do ta filloj me këtë shesh këtu, që do jetë një qendër rekreative për Karinën. Shtrimi i rrugës me asfalt nga Karina në Sinametaj, pastrimi i kanaleve vaditëse, rehabilitimi i rrugëve. Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim”, deklaroi Maçi.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Bejko: Refuzoni politikën e mashtrimit! Maçi: Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?