‘Vendoret’/ Bejko: Refuzoni politikën e mashtrimit! Maçi: Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim

2 Maj 2023, 11:01| Përditesimi: 2 Maj 2023, 16:16

  • Share

Teksa jemi 13 ditë larg zgjedhjeve vendore, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre në kuadër të fushatës elektorale.

Retorika politike deri më tani shihet e përqendruar mes liderëve të mazhorancës dhe opozitës të cilët në takimet që bëjnë me qytetarët kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Duke kërkuar votat e mjekëve dhe infermierëve në Elbasan, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se do të vazhdojë rritja e pagave dhe investimeve në shëndetësi.

Kandidati i dyshes Berisha-Meta, Bardh Spahia tha se me 14 Maj, gratë dhe vajzat do ti përgjigjen me votë qeverisë që ka synuar gjunjëzimin e Shkdorës.

Kandidati i koalicionit opozitar për Kurbinin, Behar Haxhiu premtoi investime në zonën e Sanxhakut.

Kandidati socialisti Josif Gorrea shoqëruar nga deputeti Erion Braçe kërkoi votat ne Divjake duke premtuar investime.

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Lezhës Pashk Gjoni, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Lezhës që votojnë për herë të parë. Gjoni përpara të rinjëve tha se bashkia do të jetë në mbështetjen e tyre për çdo lloj ideje apo projekti dhe 40% e administratës do të jenë të rinj.

Ndërsa Pjerin Ndreu që kërkon një mandat të dytë në Lezhë tha se  do te vazhdojnë investimet ne fshatin Spiten.

Permiresim te infrastruktures premtoi kandidati i koalicionit opozitar, Eduart Sharka gjatë takimit me banorët e lagjes 18 në Lushnje.

Uji pa pagesë në të gjithë fshatrat e Fierit ka premtuar kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Fier, Evdar Kodheli, deri në sistemimin e plotë të rrjetit ujesjelles.

Eriselda Zotaj Celaj, kandidatja e partisë demokratike për bashkinë e Fierit tha se banorët e fshatit janë lënë në mëshirë të fatit.

Sofie Alushaj e koalicionit opozitar në Patos, kërkoi votat derë më derë, duke ftuar banorët të bëjnë ndryshimin.

Ora 15:22
Llatja në Elbasan: Duam mbështetjen tuaj, të mos kthehemi te shkatërrimi i vendit

 

Bashkia e Elbasanit menaxhon një territor të gjerë, sidomos me fshatra të largët. Secili prej tyre ka problematika të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave janë vënë në rrugë të zgjidhjes, theksoi Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Griqan i poshtëm.

Llatja tha se Elbasanit dhe fshatrat nuk mundet të kthehen më pas te shkatërrimi dhe mungesa e perspektivës.

"Kemi rregulluar rrugën kryesore të fshatit, energjinë elektrike, komplet kabllot e sistemit tonë, kemi hapur rrugën e varrezave, kemi mirëmbajtur rrugët e arave dhe të fshatit. Kemi qenë këtu me pak fjalë për katër vite. Ato të tjerët që kemi përballë sot, janë ato të llafeve, thashethemeve, mashtrimeve, i kemi sot përballë, janë bërë bashkë tani të gjithë. Se nuk dilte vetëm Saliun, por është bërë edhe Saliu, edhe Iliri, kanë marrë edhe këtë kandidatin në Elbasan, e kanë marrë edhe atë peng.

Kemi investuar gjithandej edhe po shohim perspektivën ekonomik të qytetit . Është shumë kollaj për një person që nuk ka bërë asnjë gjë në jetën e vet të dalë dhe të premtojë 100 gjëra.

Ne kemi halle, duam të zhvillojmë qytetin, fshatin, duam të urbanizojmë, duam të bëjmë rrugë sic kemi punuar këto katër vite, duam të punojmë katër herë më shumë në këtë mandat. Shpresojmë të fillojmë një mandat të mbarë, për të  bërë punë për të rregulluar shkolla, rrugë, për të hapur  kanale për të rregulluar fshatrat me ndricim, për të vazhduar me sistemin ABC edhe nga zona tjetër nga Shkumbini poshtë, për të rregulluar gjithandej cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, për të bërë kanalizime në zonat informale, për të vazhduar me urbanizimin e fshatit dhe të qytetit" vuri në dukje Llatja.

   4 vjeçari i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, tha Llatja, dhe për këtë arsye nevojitet mbështetja e të gjithë banorëve për të ecur përpara pa u ndalur në rrugën e zhvillimit.

"Jemi të bindur se ky katër vjecar ka për të qenë katër vjeçari i zhvillimit ekonomik të Elbasanit. Ne për këtë duam mbështetjen tuaj, duam votëbesimin tuaj, për këtë kemi ardhur sot të kërkojmë mbështetjen tuaj për 14 Maj, të jemi të gjithë bashkë, të bëjmë punë të mira, të mos kthehemi tek Saliu , të mos kthehemi tek Iliri të mos kthehemi tek shkatërrimi i vendit dhe Shqipërisë. Duam të ecim përpara!" tha Llatja.

  Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa theksoi rëndësinë, jo vetëm t votës për Gledian Llaten, por edhe për Këshillin Bashkiak, kandidatën e PS, pasi kryetari i bashkisë, tha ai, s'mund të bëjë asgjë bashkëpunimin e këshillit.

"E kemi organizuar këtë takim ballë për ballë, kemi ardhur për t'ju kërkuar votën për Gledin dhe PS. Për Gledin sepse jo se e them unë, e thonë edhe të tjerët sepse e meriton ta vazdojë edhe këtë katër vjeçar. Ne ju kërkojmë që të votoni Gledin, por të votoni edhe PS, sepse Gledi punët do t'i bëjë me këshillin bashkiak, cdo gjë që do të bëjë Gledi do ta miratojë në këshill bashkiak, nëse nuk ka shumicën, nêse ka më pak se 26 persona atëherë do të ketë probleme"

 

Ora 14:58
Sako nënshkruan kontratën sociale të shoqërisë civile: Durrësi ka potencial për të rinjtë, gati 2 projekte që u dedikohet fëmijëve

 

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar kontratën sociale të hartuar nga 12 organizata të shoqërisë civile, e cila është hartuar pas takimeve me qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi, kërkesat dhe prioritetet e të cilëve janë pasqyruar në kontratë. Kryetarja e bashkisë, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako në bashkëbisedimin që ka kryer me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, të rinj, qytetarë të Durrësit ka folur për programin e mandatit të ardhshëm 4-vjeçar, duke u përqëndruar në 12 shtyllat kryesore të tij. Sako tha se i kemi kushtuar vëmendjen e duhur investimeve në fusha të ndryshme por edhe për godinat e reja arsimore, terrenet sportive, mbështetje për nxënësit ekselentë dhe këshillin vendor rinor.

Ka një potencial Durrësi për të rinjtë. Prioritet u kemi dhënë fëmijëve. Ne kemi bërë edhe një projekt që konsiston me të parit në sy të fëmijëve. Kemi evidentuar 2 objekte gati dhe do duhet mandti tjetër për t’u plotësuar

Të pranishmit kanë bërë pyetje të ndryshme për kryetaren e bashkisë, të cilat lidheshin me infrastrukturën rrugore, studentët, lehtësirat që mund të krijohen për ta dhe bibliotekat. Kryebashkiakja Sako i ka njohur pjesëmarrësit me të gjitha projektet e planifikuara për Durrësin ndërkohë që theksoi se të gjitha shkollat e reja që janë ndërtuar kanë pasur si qëllim që ato të jenë të hapura për komunitetin e zonës.

Në këtë takim kryebashkiakja Emiriana Sako ka folur edhe për projektet e shkollave “Vasil Ziu” dhe “Met Hasa” që do të ndërtohen të reja gjatë mandatit të ardhshëm si dhe ndërtimin e 7 kopshteve të reja dhe investime të tjera në infrastrukturë. Po kështu Sako ka folur ed

Ora 13:12
Spahia i përgjigjet Ramës: Bashkia Shkodër nuk krijon pengesa për projektet! Nuk keni lekë të mbaroni punët e nisur, mashtroni me skema 3D

1683026406_bardhspahia.JPG

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit Berisha-Meta zhvilloi një inspektim në zonën e Rrjollit ku u takua me banorë të zonës. Ata akuzuan qeverinë Rama dhe kandidatin e partisë socialiste Benet Beci se i ka mashtruar.

“Abuzim me fondet publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë” e cilësoi kandidati Spahia, i cili shprehu shqetësimin për rrezikun që ajo paraqet pasi traseja ka pësuar shembje. Ai theksoi se mungojnë fondet për këto investime, ndërsa hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit se bashkia Shkodër ka krijuar pengesa.

Po ashtu u shpreh se në rrugën Shëngjin – Velipojë jo vetëm nuk po punohet prej 1 viti dhe kanë nisur dëmtimet e trasesë, por tashmë firma ka larguar cdo mjet e punëtor dhe fati i saj nuk dihet.

"Traseja ka degraduar se është hapur në kushte të papërshtatshme. E tregojnë si sukses sikur po përfundon ndërsa ka më shumë se 1 vit që s'punon njeri këtu. Ka mungesë fondesh për rrugën Shëngjin-Velipojë, ashtu siç a për rrugën Shirokë-Zogaj dhe pretendojnë të na mashtrojnë prap me paraqitjen e skemave 3D për hyrjen e Shkodrës sikur do bëjnë mrekulli kur s'kanë lekë për të mbaruar këto që kanë filluar. Nuk e ka pasur asnjë pengesë nga Bashkia. Në kohë rekord i kemi dhënë lejet”, tha Spahia.             

Ora 12:51
Gjiknuri me kandidatin Maçi, bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Pajovë: Vota për PS, siguri për investimet në Peqin    

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Bukurosh Maçi zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e fshatit Karinë të Njësisë Administrative Pajovë, për të diskutuar mbi zhvillimin e Peqinit. Gjiknuri deklaroi se kandidatura e Partisë Socialiste është garanci për realizimin e të gjitha projekteve zhvillimore.

“Jam i bindur që kjo njësi do të vlerësojë siç duhet me votë dhe do ta mbajë lart atë moral që ka pasur Partia Socialiste dhe do të jetë njësia më  e shkëlqyer në mbështetje të kandidatit tonë dhe Partisë Socialiste. Jam i bindur që kështu do të jetë. Bukuroshin ju e njihni vetë. Bukuroshi ka një eksperiencë goxha të mirë në administratën shtetërore. Unë personalisht kam pasur rastin të punoj me të, kur isha ministër energjie, ishte drejtori i elektrikut të Qarkut të Elbasanit dhe ka ditur të administrojë mirë duke qenë drejtor shembullor. Ka treguar aftësi lidershipi, i aftë për organizimin e punës, i zoti për të thithur fonde për të bërë projekte dhe sot në Qarkun e Elbasanit shumë nga veprat në sistemin energjetik janë falë punës së Bukuroshit. Bëri të mundur të sjellë shumë investime në Qarkun e Elbasanit dhe kjo është për t’u vlerësuar. Jam i bindur që në krye të bashkisë, ky do dijë ta administrojë shumë mirë këtë bashki, duke administruar më mirë taksat e qytetarëve, por njëkohësisht duke bashkëpunuar më shumë me qeverinë qendrore”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit qeveri qendrore me pushtetin lokal, si një mënyrë për të mos bllokuar punët.

“Jam i bindur që në krye të bashkisë ky do dijë ta administrojë shumë mirë këtë bashki, duke administruar më mirë taksat e qytetarëve por njëkohësisht duke bashkëpunuar më shumë me qeverinë qendrore. Kryetari i bashkisë i vetëm nuk ka çfarë bën. Po nuk pati një bashkëpunim me qeverinë qendrore, sado të jenë taksat e qytetarëve të Peqinit, asnjëherë nuk do arrihet në atë pikë që të përmbyllen të gjitha nevojat që ka kjo bashki. Detyra e Bukuroshit është të ketë mjetet në punë për kanalet vaditëse, t’u vijë në ndihmë për rrugët, ndriçimin, pastrimin. Jam i bindur se të gjitha këto Bukuroshi do t’i bëjë shumë mirë. Nga ana tjetër kemi dhe projektet e mëdha siç mund të jenë investimet në infrastrukturë. Prandaj është e rëndësishme që kandidati i Partisë Socialiste dhe qeveria e Partisë Socialiste të jenë një. Bukuroshi me eksperiencën e tij do dijë ta bëjë shumë mirë këtë punë”, u shpreh ai. 

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit u shpreh se vota e 14 majit është edhe votë për mbështetjen e politikave sociale të ndërmarra nga qeveria Rama.

“Ju e shikoni që qeveria Rama ka filluar të kthejë vëmendjen tek njerëzit më në nevojë. Ju jeni një krahinë punëtore, një zonë e mirëfilltë bujqësore. Disa politika të qeverisë Rama lidhur, edhe me eksportin e vajit të ullirit do kenë ndikim direkt për ekonominë e zonës suaj. Nga ana tjetër, politika e rritjes së pagave ka një synim të dyfishtë, politika e rritjes së pagave jo thjesht do i vlejë administratës shtetërore në vetvete, po do të krijojë mundësinë për të rinjtë dhe të rejat tanë, që ta ndërtojnë të ardhmen këtu, qoftë në bashki, qoftë në administratën publike. Rritja e pagave do të sjellë automatikisht rritjen e pensioneve. Vota për 14 majin është një dritë jeshile dhe për rritjen e mëtejshme të pensioneve”, shtoi më tej Gjiknuri.

Numri dy i PS- së komentoi edhe alternativën përballë, të cilën e cilësoi riciklim të Berishës dhe Metës.

“Prandaj për ta vazhduar këtë rrugë të nisur, vota e 14 majit duhet të shkojë për Partinë Socialiste dhe Bukuroshin. Alternativa përballë është zgjedhur këtu nga dyshja Berisha – Meta, martesë e re zakon i vjetër. Në fletën e votimit të tyre ke të shkruar Ilir Meta. Pra është përfaqësues direkt i Sali Berishës me Ilir Metën. Peqini nuk do ta pranonte kurrë të binte në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk do pranojnë të ndërpresin atë rrugë të bashkëpunimit të mirë qeveri – bashki, për të adresuar çdo nevojë”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana e tij, kandidati Bukurosh Maçi siguroi banorët se investimet dhe projektet infrastrukturore do të vijojnë.

Bukurosh Maçi: ”Unë bashkë me stafin tim kemi bërë një program për Karinën. Do ta filloj me këtë shesh këtu, që do jetë një qendër rekreative për Karinën. Shtrimi i rrugës me asfalt nga Karina në Sinametaj, pastrimi i kanaleve vaditëse, rehabilitimi i rrugëve. Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim”, deklaroi Maçi.

Ora 12:05
Kandidati i PD-së për Tiranës takim me banorët: Refuzoni politikën e mashtrimit

 

Paraditen bashkë me ekipin për Tiranën, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka kaluar në zonën e 21 Dhjetorit.

 “Pasi i la rrugët me gropa, tani në prag të zgjedhjeve, po hidhet asfalt elektoral, sapo të bie shi, do bëhen gropa dhe do jetë Erioni që do ua mbushë prap në zgjedhjet e ardhme, nëse votoni atë”, tha Bejko.

Më tej Bejko kërkoi nga qytetarët që të refuzojnë politikën e mashtrimit.

“Refuzoni politikën e mashtrimit dhe votoni ato që kanë një program dhe kanë dëshmuar që punojnë mirë për qytetin”, përfundoi Bejko.

Ora 11:08
Premtimi i Kapllanajt për banorët e Mallakastrës: Kam program zhvillimi, do punojmë me të majtë e të djathtë

1683018737_agronkapllanaj.jpg

Kandidati i PD për bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj zhvilloi takim me banorët në Ballsh, ku tha se nuk është kryer asnjë investim. Ai tha para banorëve se ka program zhvillimi që shpreson ta bëjë realitet.

“Me banorët e lagjes “Gllavenicë" në qytetin e Ballshit. Është shqetësues fakti se flitet vetëm për investime të viteve më parë, ndërkohë që në 4 vitet e fundit nuk është kryer asnjë investim. Por nga ana tjetër më motivon fakti se na flet puna dhe fjala e mbajtur.

Në mandatin 2015-2019 e transformuam qytetin duke investuar në rehabilitime, ndërtime dhe rikonstruktime. Ka ende shumë punë për t’u berë për Mallakastrën. Më 14 Maj, rikthehemi në punë për të punuar për çdo qytetar, i majtë apo i djathtë, me apo pa parti!

Unë kam një program zhvillimi për Mallakastrën dhe bashkë do ta bëjmë realitet”, shkroi Kapllanaj.

Ora 11:04
Pjerin Ndreu takim në Lezhë: Nëse s’do e merrnim ne Bashkinë do kishte falimentuar! Jemi e vetmja alternativë

 

 Kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, zhvillloi një takimi elektoral që zhvilloj me banoret e lagjes "SMT" të qytetit të Lezhës. Teksa përmendi ndërhyrjet e realizuara gjatë këtij mandati në këtë lagje, Pjerin Ndreu premtoi ndryshim rrënjësor në 4 vitet e ardhshme, duke deklaruar se ky qytet nuk meriton drejtim nga njerëz me zero identitet politik.

“Nëse nuk do e merrnim ne bashkinë do kishte falimentuar. Administrimi ynë ka qenë shumë korrekt.”- tha ai.

Pjesë e këtij takimi elektoral ishin dhejtra banor të lagjes "SMT", duke garantuar mbështetjen e tyre për Pjerin Ndreun dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Ora 10:46
Kodheli prezanton projektet për 4 vitet e ardhshme: Jetojmë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal! Kemi menduar përfshirje të rinisë

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta Evdar Kodheli në një takim me banorë të fshatit turistik Pojan, në Fier, ka prezantuar projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur te dy prioritete kryesore, zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit, si sinergji për zhvillim. Në takim kandidati i opozitës theksoi rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendase me ndihmën e bashkisë dhe promovimin e resurseve turistike duke u krijuar veçanërisht hapësira të rinjve.

"Problematika është aksesi i tokave bujqësore por duke qenë se ndodhemi në një zonë arkeologjike, kemi vënë re se në të gjithë botën është e zhvilluar turizmi. Jemi të vetëdijshëm se jetojmë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal. Ne kemi menduar përfshirje të rinisë", tha Kodheli.

Banorët i përcollën kandidatit problematikat e shumta në zonë , ku më emergjente paraqiten kanalizimet e ujërave të zeza, dhe njëherazi indinjatën që ky fshat nuk ka përfituar aspak nga ky potencial i rëndësishëm turistik.

Pjesë e projektit “ 100 fshatrat” , Pojani  i ndodhur pranë parkut arkeologjik të Apollonisë, është shumë larg pritshmërive të komunitetit lokal ka thënë Kodheli ndaj me ndihmën e bashkisë do të krijojmë hapësira zhvilluese.

Në programin tonë synojmë që të gjitha hapësirat rurale të fshatit Pojan ti shndërrojmë në qendra të rëndësishme ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm shtoi kandidati Kodheli me qëllim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetesës  së komunitetit , por edhe rritjes të numrit  të turistëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?