Kodheli prezanton projektet për 4 vitet e ardhshme: Jetojmë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal! Kemi menduar përfshirje të rinisë

2 Maj 2023, 10:46| Përditesimi: 2 Maj 2023, 11:28

  • Share

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta Evdar Kodheli në një takim me banorë të fshatit turistik Pojan, në Fier, ka prezantuar projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur te dy prioritete kryesore, zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit, si sinergji për zhvillim. Në takim kandidati i opozitës theksoi rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendase me ndihmën e bashkisë dhe promovimin e resurseve turistike duke u krijuar veçanërisht hapësira të rinjve.

"Problematika është aksesi i tokave bujqësore por duke qenë se ndodhemi në një zonë arkeologjike, kemi vënë re se në të gjithë botën është e zhvilluar turizmi. Jemi të vetëdijshëm se jetojmë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal. Ne kemi menduar përfshirje të rinisë", tha Kodheli.

Banorët i përcollën kandidatit problematikat e shumta në zonë , ku më emergjente paraqiten kanalizimet e ujërave të zeza, dhe njëherazi indinjatën që ky fshat nuk ka përfituar aspak nga ky potencial i rëndësishëm turistik.

Pjesë e projektit “ 100 fshatrat” , Pojani  i ndodhur pranë parkut arkeologjik të Apollonisë, është shumë larg pritshmërive të komunitetit lokal ka thënë Kodheli ndaj me ndihmën e bashkisë do të krijojmë hapësira zhvilluese.

Në programin tonë synojmë që të gjitha hapësirat rurale të fshatit Pojan ti shndërrojmë në qendra të rëndësishme ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm shtoi kandidati Kodheli me qëllim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetesës  së komunitetit , por edhe rritjes të numrit  të turistëve.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Bejko: Refuzoni politikën e mashtrimit! Maçi: Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?