Politikë

Gjiknuri: Paradoks që mundësuam votën e diasporës por jo të 50 mijë qytetarëve brenda vendit me aftësi të kufizuara! Të adresohet menjëherë

7 Tetor, 11:15| Përditesimi: 7 Tetor, 12:05

  • Share

Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri kërkoi zgjidhje urgjente për rreth 50 mijë shqiptarët me aftësi të kufizuara dhe që nuk mund të votojnë dot. Ai tha se është paradoks që janë harxhuar miliona për të mundësuar votën e diasporës, ndërkohë që nuk është bërë asgjë për këta që jetojnë brenda Shqipërisë, dhe që nuk mund të dalin dot për të votuar në ditën e votimit.

“Ironia më e madhe në sistemin shqiptar është që ne bërtasim për të drejtat e shqiptarëve të diasporës, por harrojmë se kemi deri në 50 mijë shqiptarë, të cilët nuk dalin dot nga shtëpitë, janë me aftësi të kufizuara dhe e kanë të pamundur të votojnë.  Ne jemi kujdesur të çojmë zarfin në Amerikë e Kanada dhe nuk kemi çuar një zarf në shtëpitë e tyre për t’u mundësuar të drejtën e votës. Kjo është një nga paradokset që do zgjidhje politike por është gjynah të mos e themi. Ne e detyrojmë KQZ se si të zgjidhë të harxhojmë ca miliona euro për të votuar nëpërmjet infrastrukturës shtesë, dhe me pak para e sistemin e votimit me postë, mund tu mundësojmë votën nga shtëpia e tyre. Për ironi të fatit e ka bërë edhe regjimi i atëhershëm, gjë që është zbatuar deri në vitin 1992, kur akoma situiata ishte kaotike.”, u shpreh Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Prag ‘zgjedhorja’, PS ‘autokritikë’: Komisionerët partiakë, faj i politikës! Celibashi: Duhet një trupë e vetme e KQZ


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?