Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri duke folur në Kuvend për raportin e Komisionit Hetimor për impiantin e mbetjeve urbane tha se, Komisioni hetimor ishte qesharak.
“Akuzat e ngritura qoftë për qeverinë por edhe ndaj personit tim, pata mundësinë t’i çmontoj në mënyrë të qetë para komisionit hetimor. Në fund ky komision prodhoi një fletë rrufe politike dhe i shndërroi kolegët deputetë në prokurorë, të cilët ngritën akuza qesharake duke e çmontuar dhe kauzën e tyre politike, që mendonin se e kishin ngritur mirë”, tha ai.
Gjiknuri vuri në dukje se raporti që ka përgatitur ky Komision, tregon qartë që e kanë bërë copa copa njerëz të ndryshëm të cilët janë nxitur të prodhojnë një trakt politik, ndërkohë që nga ana tjetër, ato vepra pavarësisht nga akuzat që janë ngritur, nuk mund t’ju mohohet vlera e tyre.
“Emri im është futur qëllimisht nga kreu i Partisë Demokratike për të njollosur emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, sepse roli im është minimal dhe i papërfillshëm”, deklaroi ai, teksa vuri në dukje se “ai Komision u ngrit sfond i zhvillimeve të tjera politike nga PD .Dilni këtu dhe thoni është dhënë një koncesion i fshehtë nga Gjiknuri për 25 vjet, ndërsa aty ka një shkresë një autorizim të qartë me bazë ligjore. Trakti që prodhoi ai Komision provojë falsitetin e gjithë akuzave dhe dështoi dhe sfondin për të cilën e zhvilluat, për t’i dhënë oksigjen një partie që fatkeqësisht po shkërmoset përditë dhe nuk ju vlejti as për fushën e 6 marsit”, deklaroi Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013
SI.E./ReportTv.al