Damian Gjiknuri

Politikë

Gjiknuri takim me qytetarët e Rajonit 3 në Vlorë: Dje tërhiqja ‘qerren’, sot pranoj me përulësi ta shtyj atë drejt fitores më të thellë

30 Prill, 12:23| Përditesimi: 30 Prill, 12:28

  • Share

Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Rajonit 3 në qytetin e Vlorës. Në takimin e zhvilluar në sheshin "Tre Racat" kishte pjesëmarrje të socialistëve, kontributorëve ndër vite, anëtarëve dhe simpatizantëve të rajonit dhe jo vetëm.

"Na keni besuar, na keni mbështetur dhe na keni bërë krenarë për t'ju përfaqësuar në Vlorë. Kandidoj në listë të hapur dhe energjinë dhe forcën e marr nga mbështetja e qytetarëve të Vlorës. Më 11 Maj kemi një motiv shumë të fortë për të votuar për Partinë Socialiste. PS në Vlorë ka bërë shumë punë të mira, edhe ky shesh, tek "Tre Racat", është vepër e kësaj qeverisje, si shumë gjëra të tjera, të cilat vlonjatët i ndjejnë përditë. Mos të harrojmë nga e filluam. Vlora sot është qyteti që po transformohet më shumë dhe kjo e ka një emër, qeveria e Partisë Socialiste.

Ky zhvillim që sheh Vlora sot patjetër meriton vlerësimin me votë për PS-në. Aeroporti i ri, Marina, Porti i ri tregëtar, do ta nxisin më tej zhvillimin e Vlorës, rritjen e punësimit dhe vlerën e pronës. E vetmja zgjedhje, zgjidhje, në atë fletë votimi është numri 5, Partia Socialiste. Vota për PS do ta konsolidojë këtë rrugë. Për Vlorën, do të jetë krenari, që Partia Socialiste i ka mundësitë për të marrë 9 mandate. Patjetër, dua të lidh edhe rolin tim si individ në këtë projekt të madh të PS. Kam drejtuar fushata këtu, dhe kam patur barrën të arrij rezultate, bashkë me ju.

Por nganjëherë, qerrja edhe tërhiqet por dhe shtyhet nga mbrapa. Kështu që, unë e marr përsipër këtë rol, për të çuar PS në fitoren më të madhe kësaj here. Unë kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Vlorës si përfaqësues i një modeli politik dhe ky model politik, shpresoj se, do një shpërblim me votë, do një mesazh. Unë besoj që vota për Damian Gjiknurin, është votë për eksperiencën, është votë për atë që ka dhënë deri tani por dhe siguri që, atë që e keni parë dhe e keni njohur, është një garanci për të ardhmen", tha Damian Gjiknuri.

Në fjalën e saj, deputetja Pranvera Resulaj, pohoi se, "Forca e fjalës, e karakterit, e personalitetit dhe aftësia për të zgjidhur punë, këto cilësi i kemi tek një kandidat, të cilin e njohim të gjithë mirë. Ky është Damian Gjiknuri, i cili ka aftësinë për tu qëndruar pranë njerëzve. Kjo është më thelbësorja në punën tonë me njerëzit. Gjiknuri ka forcën për t'i zgjidhur problemet. Jam e bindur se duke e votuar masivisht, Damiani do të ketë edhe më shumë fuqi, për të zgjidhur dhe për ta përfaqësuar denjësisht Vlorën".

Theodhori Shia, ish kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë,  duke shprehur shumë vlerësim për kandidaturën e Gjiknurit, pohoi se, "Gjiknuri vjen nga një familje ku i deleguari i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë në inagurimin e Rajonit Nr.3 dhe pastaj të Vlorës ishte Lek Gjiknuri, babai i Damian Gjiknurit. Në rrugë të tilla, duke respektuar brezat, prindërit tanë, themeluesit e Partisë Socialiste, të votojmë më 11 Maj, PS dhe Damian Gjiknurin".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?