Gjimnazisti hedh spray djegës brenda klasës në shkollën 'Skëndërbej' në Krujë, disa nxënës përfundojnë në spital

12 Shtator 2023, 12:35| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 13:49

  • Share

Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin 'Skënderbeu' Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës.

Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq.

Durim Herri, Shefi Shërbimit të Urgjencës e toksikologu i spitalit në një prononcim për Report TV tha se një pjesë e nxënësve janë trajtuar pranë gjimnazit, ndërsa 5 – 6 nxënës janë dërguar në Urgjencën e Krujës për të marrë trajtimin e duhur.

“Rreth orës 10:00 jemi lajmëruar nga stafi pedagogjik i Krujës për disa nxënëse kishin pasur probleme me frymëmarrjen, të përziera e gjëndje ankthi. Bëhet fjalë për një spraj të hedhur në ambientet e korridoreve të gjimnazit. Ky ka dhënë komplikacionet. Shumica u trajtuan në një dhomë të ngritur pranë gjimnazit të Krujës,  5 – 6 pacientë erdhën në urgjencë ku morën trajtimin e duhur. Në përgjithësi gjëndja e tyre shëndetësore nuk është e keqe” tha ai.

Sakaq, nxënësi që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.

Gazetari Juli Shota bën me dije se 3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.

‘Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës. Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Ora 13:38
Krujë/ Gjimnazisti hodhi spray djegës në shkollë, Shefi i spitalit flet për komplikacionet e nxënësve

 

Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin 'Skënderbeu' Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës paraditen e sotme.

Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq.

Durim Herri, Shefi Shërbimit të Urgjencës e toksikologu i spitalit në një prononcim për Report TV tha se një pjesë e nxënësve janë trajtuar pranë gjimnazit, ndërsa 5 – 6 nxënës janë dërguar në Urgjencën e Krujës për të marrë trajtimin e duhur.

“Rreth orës 10:00 jemi lajmëruar nga stafi pedagogjik i Krujës për disa nxënëse kishin pasur probleme me frymëmarrjen, të përziera e gjëndje ankthi. Bëhet fjalë për një spraj të hedhur në ambientet e korridoreve të gjimnazit. Ky ka dhënë komplikacionet. Shumica u trajtuan në një dhomë të ngritur pranë gjimnazit të Krujës,  5 – 6 pacientë erdhën në urgjencë ku morën trajtimin e duhur. Në përgjithësi gjëndja e tyre shëndetësore nuk është e keqe”

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtari: 12/09/2023 14:58

    Te denohet si spiun ashtu sic denuan ruset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?