Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin 'Skënderbeu' Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës paraditen e sotme.
Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq.
Durim Herri, Shefi Shërbimit të Urgjencës e toksikologu i spitalit në një prononcim për Report TV tha se një pjesë e nxënësve janë trajtuar pranë gjimnazit, ndërsa 5 – 6 nxënës janë dërguar në Urgjencën e Krujës për të marrë trajtimin e duhur.
“Rreth orës 10:00 jemi lajmëruar nga stafi pedagogjik i Krujës për disa nxënëse kishin pasur probleme me frymëmarrjen, të përziera e gjëndje ankthi. Bëhet fjalë për një spraj të hedhur në ambientet e korridoreve të gjimnazit. Ky ka dhënë komplikacionet. Shumica u trajtuan në një dhomë të ngritur pranë gjimnazit të Krujës, 5 – 6 pacientë erdhën në urgjencë ku morën trajtimin e duhur. Në përgjithësi gjëndja e tyre shëndetësore nuk është e keqe”
Lajmi kryesor:
Gjimnazisti hedh spray djegës brenda klasës në shkollën 'Skëndërbej' në Krujë, disa nxënës përfundojnë në spital
S.G//ReportTv.al