Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi po ndërtonin pa leje beach bar-e në plazhin e Gjipes në Himarë.
Në pranga ka rënë një shtetas 52-vjeçar G.S., banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim Ll.Sh., 63 vjeç, B.Sh., 52 vjeç dhe A.Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.
Secili prej tyre po ndërtonte nga një strukturë druri (beach-bar) pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë me qëllim përfitimi.
'Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.
Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi.', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijojnë kontrollet për raste të tjera të ndërtimeve pa leje, si dhe për krime kundër mjedisit. Sakaq, materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.