Policia i ka ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve në Gjirinë e Gramës, ditën e sotme pasi mjeti lundrues i pësoi defekt gjatë lundrimit.
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi F. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord kishin nevojë për ndihmë.
Polica bënë me dije se të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos.
“Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi, pas marrjes së njoftimit rreth orës 12:15, se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë, u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi F. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord. Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.