Kronikë

Gjirokastër/ 15-vjeçari u vetëvra pas drekës së Pashkëve, burime: U kishte thënë shokëve për aktin, por s’i morën seriozisht fjalët e tij

21 Prill, 12:39| Përditesimi: 21 Prill, 17:21

  • Share

Gjirokastër-Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me 15-vjeçarin që i dha fund jetës një ditë më parë në Gjirokastër. Sipas informacioneve për Report Tv bëhet me dije se Vehip Peçi nxënës i gjimnazit Siri Shapllo e ka paralajmëruar vdekjen e tij.

Pasi është takuar për herë të fundit me nënën dhe dy motrat pas drekës së e Pashkës i riu u ngjit në katin e dytë banesës ku jetonte dhe aty ka kryer vetëvarjen. Adoleshenti u gjet nga familjarët pasi ra në sy mungesa përreth një orë.

Këtë akt të rëndë i riu mësohet se e kishte paralajmëruar kohë më parë duke u thënë shokëve të tij të klasës se do të shtegtonte tek Zoti më 20 prill, ditën e Pashkës, por shokët asnjëherë nuk i morën seriozisht fjalët e Vehip Peçit.

Sipas burimeve 15-vjeçari kishte shkruar në anglisht vdekjen e tij, por kjo ngelet për t'u vërtetuar nga OPGJ.

Pas vdekjes së të riut fshati ku jetonte e ka pllakosur heshtja ndërsa janë hapur dyert e mortit.

Personat që e kanë njohur thonë se 15-vjeçari ishte një nxënës me rezultate të mira në shkollë ndërsa ndiqte dy kurse atë të Informatikës dhe Anglishtes.

Viktima jetonte me mamanë dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3 vjeç, kurse babai punon marinar në flotën tregtare të Danimarkës.

Raportohet se ky i fundit pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit ka tentuar vetëhidhej në det për t'u mbytur pasi ishte në lundrim në brigjet e Skocisë.

Sa i përket anës financiare familja është në gjendje të mirë. Një i afërm jashtë kameras pranoi se Vehipi bullizohej në shkollë ndërsa banoret thonë se janë një familje e shkëlqyer dhe këtë ndodhi askush se priste.

Ndërkohë burime zyrtare nga Zyra Vendore Arsimore në Gjirokastër thanë se nuk ka të dhëna për bullizëm në gjimnazin “Siri Shapllo”.

“Shkakun që e çuan 15-vjecarin Veip Peçi drejt vetëvrasjes, duhet ta zbardhë policia dhe prokuroria. Punonjësi social dhe nëndrejtori i shkollës kanë dhënë deklarimet e tyre në polici mbrëmjen e së dielës dhe presim që ngjarja të zbardhet sa më shpejt”, theksuan ata.

Pyetjes nëse kanë lidhje të dy ngjarjet( rasti i Irsa Muços), theksohet se “në rastin e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit shkak nuk ka qenë bullizmi.

“Për ne këto janë ngjarje janë të dhimbshme dhe shumë të vështira për tu menaxhuar sepse situata me nxënësit e mësuesit e shkollës është e rënduar”, thanë drejtuesit e Arsimit.

Teksa policia vijon me hetimet kujtojmë se ky është rasti i tretë adoleshentëve që i japin fund jetës në Gjirokastër në tre muajt e fundit duke u kthyer në një këmbanë alarmi për sistemin arsimor dhe marrëdhëniet prind-fëmijë.

Adoleshentët që kanë kryer vetëvrasje:
Simon Sholla, 21 vjeç u vetëvra nga mbindoza, nxënës në shkollën 'Frymë Dashurie', 16 janar
Irsa Muçollari 17 vjeç, vetëvritet në banesë, nxënëse në gjimnazin 'Siri Shapllo',10 shkurt
Vehip Peçi, 15 vjeç, vetëvritet në banesë, nxënës në gjimnazin 'Siri Shapllo'  20 prill

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?