Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu
Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur. Dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota. Do numërohen edhe votat e diasporës, por në këtë qark vota preferenciale nuk pritet të ketë ndikim në renditjen e kandidatëve të PS.
Deputetët e PS për qarkun Gjirokastër
Mirela Kumbaro (lista e mbyllur)
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
PD dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.
Deputeti i PD-ASHM për qarkun Gjirokastër
Tritan Shehu
Në tabelë mund të shihni votimet për secilin kandidat
Lajmi kryesor:
Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë! Alimehmeti i pari në kryeqytet nga PD, Ilir Meta nuk futet në Kuvend
SI.E./ReportTv.al