Kronikë

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

29 Qershor, 13:08| Përditesimi: 29 Qershor, 13:30

  • Share

Gjirokastër - Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një parcelë në fshatin "Arshi Lengo" Gjirokastër.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje duke shmangur flakët që mos të përhapeshin në drejtim të zonës urbane në pjesën jugperëndimore.

Zjarri u vendos nën kontroll dhe teksa vijon operacioni deri në shuarjen e plotë të tij.

Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar personin që dyshohet si përgjegjës (N.K pronar i parcelës).

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë kryerjes së disa punimeve (saldime) në ndërtimin e një stalle së personit të shoqëruar.

Raportohet se flakët 'përpinë' një sipërfaqe prej 1 dynym kullotë.


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra në 24 orët e fundit, vetëm një aktive! Zjarr edhe në shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë, u shua brenda pak minutash


Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?