Kronikë

Gjirokastër/ Zjarr pranë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, procedohet banori që po digjte mbeturinat afër shtëpisë, rrezikoi edhe banesat

22 Korrik, 11:07| Përditesimi: 22 Korrik, 12:33

  • Share

 

Gjirokastër- Zjarr në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Gjirokastër. Zjarrfikëset ndërhyjnë në kohë duke eliminuar rrezikun tek banesat e pranishme.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur flakët u konstatuan në oborrin e një banese, nga ku po digjeshin mbeturina. Zjarri paraqiste rrezik në përhapjen në drejtim të banesave përreth.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, për izolimin dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.

Gazetari i report Tv, Piro Nase, informon se nuk janë shënuar dëme materiale apo të lënduar. Për shkak të ndezjes së qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin, banori qe ndezi zjarrin ne oborrin e vet është kallëzuar penalisht nga policia vendore.


Lajmi kryesor:

Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, 3 avionë nga Italia dhe Greqia! Vengu mbledhje urgjente në Dibër (VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?