Kronikë

Gjirokastër/ Zjarret në Zhulat dhe Fushëbardhë, zjarrfikësit përballen me terren të vështirë, pritet ndërhyrja nga ajri

27 Korrik, 19:59| Përditesimi: 27 Korrik, 20:02

  • Share

1753639308_aa.JPG

Zjarrefikësit e Gjirokastrës vijojnë përpjekjet intensive për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e pyllit të mbrojtur në fshatin Zhulat si dhe për menaxhimin e zjarrit ende aktiv në malin e fshatit Fushbardhë.

Trupa e MZSH ka ndërhyrë duke u përballur me terren tepër të vështirë, si për shkak të largësisë ashtu edhe të thepisjes së tij. Të gjitha vatrat e arritshme janë izoluar megjithatë, disa zona të paarritshme mbeten ende aktive për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes tokësore.

Për shuarjen e plotë të flakëve pritet ndërhyrja nga ajri. Në pamundësi të ndërhyrjes së mëtejshme nga toka, trupat zjarrefikese Gjirokastër dhe forcat mbështetëse do tërhiqen, duke mbetur në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Në fshatin Fushëbardhë, nga ora 04:00 deri në orën 17:10 vatrat e zjarrit u izoluan plotësisht, duke parandaluar përhapjen në zona të tjera të banuara ose me rrezik.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve! Evakuohen banorët në Kalasë e Sasaj, rrezikohen banesat në Lukovë e Shalës (VIDEO+FOTO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?