Gjirokastra u prezantua me një polifoni kushtuar Evropës, ku edhe drejtuesja politike e këtij qarku Mirela Kumbaro ia mori këngës. Në fjalën e saj prezantuese, Kumbaro shprehu bindjen se PS i ka “blinduar” 3 mandate në këtë qark, por synon që të marrë edhe të katërtin, për të shënuar një rezultat historik 4-0.
“Kjo ishte vetëm një pikë floriri nga qarku i Gjirokastrës, ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë. Me Anilën në nga lugina e Përmetit, me Shyqyriun nga zemra e toskërisë në Memaliaj, me Tërmet Peçin nga zemra e Labërisë në Tepelenë, me Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë dhe qafa e pazarit të Gjirokastrës, bashkë me mua nga Libohova dhe kalaja e Gjirokastrës. Nuk ka asnjë dyshim që këtë këngë që dëgjuat sot, nuk e kemi bërë për këtë ditë.
Ka kohë që gjithë Labëria e Gjirokastra e këndojnë sepse kemi punuar për këtë ditë. Kemi 12 vjet që punojmë. Por ndrysbhe nga fjalimet dhe konferencat, ne në Gjirokastër flasim me zemër, pasion, këngë dhe sidomos me punë. Sepse nuk mund të jetë tjetër mbi Gjirokastrën me 7 bashkitë e saj që sot është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizooni i kryeministrit Rama, çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur iu jep dorën, pikën e floririt ta kthejnë në një mal si është Gjirokastra. Ka një ndër urat fantastike të lidhjes me Evropën.
Kjo pikë e floririt që është Gjirokastra ka ngjyrosur edhe yjet, jemi ndër 12 yjet e Evropës që pa asnjë dilemë do të marrë më shumë vota për PS se në 2021, se në 2023, do blindojmë 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4, për një rezultat historik 4 me zero.”, u shpreh Kumbaro.
Lajmi kryesor:
Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet
Xh.D/ReportTv.al
