Politikë

Të gjithë liderët e BE vijnë në Tiranë te Rama, Berisha shkon i vetëm për një takim në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet

16 Maj, 12:39| Përditesimi: 16 Maj, 17:46

  • Share

Në ditën kur e gjithë Europa vuri këmbën në Tiranë, Berisha gjeti një forum të së djathtës, që mbante punimet në Bruksel. IDU Unioni ndërkombëtar për Demokraci, është një platformë e cila synon promovimin e demokracisë dhe politikat e qendrës së djathtë.

Në forum kishte shumë folës të rëndësishëm. Madje nga Shqipëria, ishte Valbona Zeneli, si përfaqësues e Këshillit Atlantik.

Berisha, ishte një ndër pjesmarrësit, i cili shfrytëzoi hapësirën e diskutimeve për të denoncuar zgjedhjet e 11 majit, që i sollën atij një disfatë të rëndë

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik, ku Kryeministri, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës. E ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare.

Mes argumentave për të bindur, Berisha përmendi 138 licensa për kultivimin e kanabisit mjekësor, në mënyrë që sipas tij paratë e drogës të financonin blerjen e zgjedhjeve. Por deri më tani nuk rezulton të jetë dhënë asnjë licencë e tillë.

Ai arriti madje deri atje sa të cilësonte si pjesë të prpopagandës edhe Giro D’italia-n, një nga aktivitetet sportive më të rëndësishe në nivel botëror. Shqëipria u përzgjodh për këtë aktivitet përmes një konkurrence të fortë me vende të tjera. Por Berisha e trajtoi dhe këtë rast si të kishte qenë një marrëdhënie të rëndomtë me një privat, sic e cilësoi ai, duke përmendur 7 milionë eurot e paguara nga Shqipëria. Marrëveshja për organizmin e Giro d’Italia-s, në territorin shqiptar, është arritur shumë përpara se te caktohej data e zgjedhjeve, dhe impakti mbi imazhin e vendit të një aktiviteti të tillë, edhe nga pikëpamja financiare është dhjetra herë më i lartë se pagesa e kryer.

Në shtator, në parlamentin e ri socialistët ulen me 83 deputetë dhe opozita me 50 deputetë, 13 më pak se viti 2021. Fitorja e thellë e socialistëve u çertifikua edhe nga liderët e vendeve të europës, të cilët njohën rezultatin final dhe uruan kryesocialistin Edi Rama, para se të mbërrinin në Tiranë, por edhe gjatë takimeve në samit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarras Lala: 16/05/2025 16:40

    Edi Rama pret burrat e mēdhenj tē Evropēs kurse sali bajga tērrihqet zvar ky zagar. Me njē fjal Edi Rama ja rrasi sali prasit.

    Përgjigju
  • Sati: 16/05/2025 15:10

    Saliu kushedi ku ka vajturrregullon no një llogari bankare, ju thoni ka vajtur në Bruksel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?