Foto e publikuar nga Gazment Bardhi për presidentin Begaj
Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e pjesshme lokale për zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë Tiranë, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Bardhi shkruan se shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vitet e fundit. Ndërsa po ashtu shkruan se kllouni në Presidencë u diskretitua sot.
“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
S’ka zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë, Kushtetuesja pezullon unanimisht dekretin e Presidentit Begaj! Më 31 tetor shqyrtohet shkarkimi i Veliajt (VENDIMI I PLOTË)
A.D/V.GJ /ReportTv.al
