Simpatizantët dhe mbështetësit ishin para GJKKO-së kur mësuan vendimin e gjyqtarit Erjon Bani për të lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’. Madje në momentin kur makina e burgut ku ndodhej kryetari i bashkisë Erjon Veliaj mbështetësit I dolën para dhe për disa minuta penguan të lëvizte duke vendosur fletë të bardha në xhamin e parë të makinës.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në X kritikoi policinë se nuk mori asnjë masë
"Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik" shkruan Bardhi.
Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit.
Lajmi kryesor:
GJKKO lë në 'arrest në burg' Erion Veliajn, 'detyrim paraqitje' për gruan e tij Ajola e 5 biznesmenë! Kryebashkiaku, prokurorit Dado: E ke personale, erdhe 2 herë për leje ndërtimi! Çohet tek paraburgimi i Durrësit
S.G/SI.E./ReportTv.al
