GJKKO rikthen për hetim çështjen ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Bashkë me anëtarin Fatos Lulo akuzohen për mosdeklarim pasurie

12 Tetor 2021, 11:55| Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:08

  • Share

TIRANË-Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Por pas vendimit për rikthim të çështjes së Fatos Lulos për hetim, GJKKO ka vendosur të njëjtën gjë edhe për çështjen e gjyqtarit Dedja. Avokati Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së Dedjas, pasi në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat.   

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sekuestrimi i pasurive:

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ora 13:13
GJKKO rikthen për hetim çështjen e Bashkim Dedjas, avokati: Vendim i drejtë, dosja e SPAK kishte mungesa për deklarimin e të ardhurave

Avokati i ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së klientit të tij, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Avokati Rusi tha se në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat dhe për këtë dosja ka nevojë për plotësim.

“Qëndrimi ynë ishte se kemi të bëjmë më një hetim jo të rregullt dhe nuk kishte shumë të dhëna lidhur me të ardhurat dhe vërtetimin e të ardhurave. Në vetting mungonin informacionet, qëndrimi ynë ishte për pavlefshmëri të hetimit ose për kthim për plotësim të hetimeve dhe gjykata dha një vendim të drejtë me argumentin se duhet plotësuar dosja penale. Të gjithë të ardhurat  dhe pasqyrimi në vetting nuk ishin pasqyruar në dosjen penale të prokurorisë”, tha avokati Rusi. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/10/2021 12:08

    Filluan perseri gjykatat.Nuk i bejne konfiskim,si veprim te pare,i lene sekuestron dhe e kthejne per heti.Ky eshte suksesi per fazen e pare,tan edhe pak ja heqin edhe sekuestron.Po nuk i moret parate e vjedhura vetingu eshte super kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?