Avokati i ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së klientit të tij, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Avokati Rusi tha se në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat dhe për këtë dosja ka nevojë për plotësim.
“Qëndrimi ynë ishte se kemi të bëjmë më një hetim jo të rregullt dhe nuk kishte shumë të dhëna lidhur me të ardhurat dhe vërtetimin e të ardhurave. Në vetting mungonin informacionet, qëndrimi ynë ishte për pavlefshmëri të hetimit ose për kthim për plotësim të hetimeve dhe gjykata dha një vendim të drejtë me argumentin se duhet plotësuar dosja penale. Të gjithë të ardhurat dhe pasqyrimi në vetting nuk ishin pasqyruar në dosjen penale të prokurorisë”, tha avokati Rusi.
Lajmi kryesor: