Kronikë

GJKKO lë në burg Selim Çekajn, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë

7 Gusht 2021, 12:51| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 13:22

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) vendosi të lë në burg Selim Çekaj, të cilit iu gjetën 49 kg kokainë në kontejnerin që kishte porositur me banane. Për këtë vendim ka reaguar mjaft i revoltuar avokati i Çekajt, Maks Haxhia, i cili e konsideroi këtë një seancë të turpshme dhe në shkelje të plotë me ligjin. Ai shprehet se Selim Çekaj vuan nga 5 sëmundje dhe prej një muaji ndodhet i shtruara në spital, ai nuk përbën rrezik eh ka moshë të thyer 72-vjeç. Për këtë thotë avokati janë arsye të mjaftueshme që gjykata të ndryshojë masën "arrest me burg".

Avokati shton se dhe vetë prokurori i çështjes tha që nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i përfshirë me kokainën, por që gjyqtarët në shkelje të ligjit e lanë atë në qeli.

"Prokurori shtroi para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i përfshirë në çështjen e kokainës dhe mosha e tij mbi 70 vjeç dhe sëmundjet janë argumente të avancuar për të ndryshuar masat e arrestit, ndërsa gjykata shkel ligjin. Selim Çekaj ka 1 muaj në spital dhe është me 5 diagnoza. Skandali tjetër është se ai është një person dhe hetohet si grup i strukturuar kriminal", tha Haxhia.

Avokati tha se KLP dhe ILD duhet të marr masa pasi çështja ka kaluar në SPAK prej dy muajsh dhe palët janë njoftuar vetëm dje, ndërkohë që kërkesat për ndryshim mase bëheshin në Durrës.

"Kjo seancë është një turp dhe një skandal që KLP dhe ILD duhet të marrë masa sepse ka dy muaj që çështja i ka kaluar SPAK dhe ne vihemi në dijeni dje. ndërkohë që ne vijomë gjyqet në Durrës për ndryshim mase në dijeni të këtij transferimi dje ndërkohë që vijonim gjyqet në Durrës për ndryshimin e masës", tha avokati.


Lajmi kryesor:

49 kg kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Posaçme lë në burg Selim Çekajn, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?