GJKKO rrëzon sërish SPAK, nuk përjashton Olldashin nga shqyrtimi i ankimit të Berishës për shuarjen e masave të sigurisë

24 Nëntor 2023, 12:47| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 12:52

  • Share

1700814153_saliberishailirianaolldashi.jpg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjqytares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimit të Berishën shuarjen për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. 

Më herët GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e Olldashit nga gjykimi për ankimin e Malltezit mbi masën e sigurisë "arrest shtëpie" që u vendos ndaj tij ditë më parë. 

Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së s'ndryshon masën e sigurisë për Berishën e Malltezin, lë në fuqi sekuestron e pasurive! SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?