Afera me inceneratorin e Elbasanit, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg ish-ministri Lefter Koka! Shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PS, Alqi Bllako

5 Tetor 2023, 16:09| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 20:23

  • Share

Gjykata e Posaçme dha vendimin për inceneratorin e Elbasanit duke dënuar ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre. Ndaj tij gjykata deklaroi të rrëzuar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe sekuestroi aksionet në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro. Ish-deputeti Alqi Bllako mori pafajësi dhe tashmë mund të lirohet pasi të përfundojë dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për incineratorin e Fierit.

Biznesmeni Klodian Zoto, u deklarua fajtor dhe u dënua me 10 vite burg, por me gjykim i shkurtuar përfitoi zbritjen në 6.8 vjet heqje lirie. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet.

Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO vulosi dënimin me 2 vjet burg dhe anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por me gjykim i shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet burg. 1.4 vite do të vuaj edhe ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit. GJKKO vendosi që kompanitë “Albtek sh.p.k.” dhe “Integrated Energy”, t’u hiqet titulli i subjektit juridik dhe aksionet e tyre ti kalojnë shtetit. Ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i janë liruar të gjitha pasuritë të sekuestruara më herët, përveç kantinës së pijeve, në vlerën e korrupsionit 3.7 milionë dollarë.

Më herët, në seancën e mbrojtjes të mbajtur më 21 shtator, Lefter Koka dorëzoi një raport mjekësor, përmes së cilit argumentonte se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye gjykata ta merrte parasysh në vendim. Megjithatë, edhe kjo përpjekje e Kokës nuk u mor parasysh. Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme dha vendim edhe për inceneratorin e Fierit në datën 25 shtator, me një total prej 33. 2 vjet burg për 8 të dënuar me burg. Në atë vendim,  Lefter Koka mori një dënim prej 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

 

Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit
Lefter Koka ish ministri i Mjedisit u dënua me 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8—- (i ra akuza e shpërdorimit)
Klodian Zoto administrator i firmës koncensionare u dënua me 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8 (i shpallur në kërkim)
Mirel Mërtiti  pronari i Albteckenergy u dënua me10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8 (i shpallur në kërkim)
Stela Gugallja bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit u dënua me 7 vite, gjykim i shkurtuar      4.8 (e shpallur në kërkim)
Alqi Bllako ish deputeti i PS-së shpallet i pafajshëm
Pëllumb Abeshi ish drejtori i Politikave në ministrinë e mjedisit u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar       2.8
Bardhyl Cabiri ish-anëtari i Komisionit për dhënien e koncensionit nga Bashkia e Elbasanit u dënua me 2 vjet burg
Jonida Zeqo ish zyrtare u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar          2.8
Serafin Papa u dënua me 1.4 burg

Kujtojmë se më 25 shtator u dha vendimi për incneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit.

Ora 19:39
Vendimet për inceneratorin e Elbasanit, Berisha: A e morët vesh që Bllakon e liruan? Shumë mirë ia bënë Lefterit që nuk i nxjerr të gjitha

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimet e inceneratorit të Elbasanit për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka që u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg dhe për ish-deputetin Alqi Bllako që u shpall i pafajshëm. 

"Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend. I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë. E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal. Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës. Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë. Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë. Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë? A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha."

Ora 18:22
U dënua me 5 vjet burg nga GJKKO, ja pasuritë që iu konfiskuan Lefter Kokës! Në sekuestro edhe inceneratori i Elbasanit

1694006798_lefterkoka.jpg

GJKKO vendosi të konfiskojë disa prej pasurive të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka më konkretisht aksionet e kokës në ‘Kantinën e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu’.

GJJKKO vendosi gjithashtu të vërë nën sekuestro edhe inceneratorët e Elbasanit. Koka u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg. 

“40. Në bazë të nenit 274 dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive për të cilat është caktuar masa e sigurimit pasuror "sekuestro preventive" nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht:

Shoqëria tregtare "Albtek Energy" sh.p.k, me Nipt L41914013H, me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj. Shoqëria tregtare "Integrated Technology Services" sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.

 Aksionet në zotërim të shtetasit Lefter Koka në shoqërinë tregtare "Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu" sh.a, me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës deri në vlerën që i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, sipas pjesës arsyetuese të vendimit.

Shoqëria tregtare "Pivot 04" sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli në Durrës; Shoqëria tregtare "Sili" sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli në Durrës”- thuhet në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.

Ora 16:14
Afera me inceneratorin e Elbasanit, GJKKO dënon me 5 vjet me 8 muaj burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka! I lirohen nga sekuestro disa pasuri

1693997728_lefterkoka.jpg

GJJKO ka dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën. Lefter Kokës i konfiskohen vetëm aksionet e kantinës se pijeve në vlerën e korrupsionit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2023 03:39

    Prisni,se nuk eshte dhene fjala e fundit,kemi te gjitha shkallet e drejtesise per t'u ngjitur,Apelin,formen e prere te denimit,Gjykaten Kushtetuese,amnistite,festat,sjelljen e mire,semundjet,prinder te vetmuar e femije pa prinder qe kerkojne sherbim e mbeshtetje.

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/10/2023 22:24

    Dolen komentuesit shqipfoles duke hedhur balte mbi gjykaten. Pak ju duket denimi 5 vite e 8 muaj?

    Përgjigju
    • tani: 06/10/2023 12:35

      po sigurisht qe pak eshte. Max do te vuajne gjysmen e denimit pasi do te perfitojne ulje. Kshuqe, te akuzohesh per korrupsion ne nivele te larta dhe te besh 1, 2 apo 3 vjet burg pak jane.

  • mark: 05/10/2023 21:05

    I ATI I KETIJ SHKERDHATES MERRTE 10.000 DOLLARE NE MUAJ NGA GJOJA INCENERATORI I TIRANES,,,ROBT KU TI KESH O HAJDUT IMDYRE,,NE BURG DUHESHE DENUAR ME 10 VJET...

    Përgjigju
  • Ledi: 05/10/2023 20:28

    Ke goje e flet ti qe duhet te kishe marre 100 here burgim te perjetshem ,me te zezat qe i ke ba shqiptareve.Eshte kjo drejtesi qe nuk po ben ate qe pret populli per politikanet hahdut dhe kriminel

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 05/10/2023 18:53

    Gjithe kjo zhurme qe u be populli ka nje proverb, u mbars mali dhe polli nje mi

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 05/10/2023 17:52

    I gja se kuptoj ne atë vend, po si mund të jepet vendim i shkurtuar kur personi ështe në arrati, shpreheni këtë pyetje ju gazetaret politikanëve qe kan ba reformen në drejtsi. Ne gjermani kur dënohesh i ban 100% ditet qe je denuar një dite nuk ta falin.

    Përgjigju
  • taku: 05/10/2023 16:37

    si ka mundesi qe ne shqiperi te gjithe denohen me gjykim te shkurtuar duke perfituar ulje denimi?

    Përgjigju
  • fukarai: 05/10/2023 16:35

    Qenka tall gjykata me kto vendime. Ato kan fry xhepat me paret e popllit gjykata i denon 1.5 vjet, 2 vjet, 4 vjet... . Turp.

    Përgjigju
    • plehra: 06/10/2023 08:20

      Turp! I vrane barkun ketij hajduti injorant! Denim quhet kur i merr pronat qe i ka vjedhur djersen e popullit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?