U dënua me 5 vjet burg nga GJKKO, ja pasuritë që iu konfiskuan Lefter Kokës! Në sekuestro edhe inceneratori i Elbasanit

5 Tetor 2023, 18:22| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 18:24

  • Share

1694006798_lefterkoka.jpg

GJKKO vendosi të konfiskojë disa prej pasurive të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka më konkretisht aksionet e kokës në ‘Kantinën e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu’.

GJJKKO vendosi gjithashtu të vërë nën sekuestro edhe inceneratorët e Elbasanit. Koka u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg. 

“40. Në bazë të nenit 274 dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive për të cilat është caktuar masa e sigurimit pasuror "sekuestro preventive" nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht:

Shoqëria tregtare "Albtek Energy" sh.p.k, me Nipt L41914013H, me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj. Shoqëria tregtare "Integrated Technology Services" sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.

 Aksionet në zotërim të shtetasit Lefter Koka në shoqërinë tregtare "Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu" sh.a, me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës deri në vlerën që i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, sipas pjesës arsyetuese të vendimit.

Shoqëria tregtare "Pivot 04" sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli në Durrës; Shoqëria tregtare "Sili" sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli në Durrës”- thuhet në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.


Lajmi kryesor:

Afera me inceneratorin e Elbasanit, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg ish-ministri Lefter Koka! Shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PS, Alqi Bllako


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?