Dy kompani gjobiten me 2 milion lekë për shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë në Vlorë. Në njërën prej firmave adminiatrator është P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën. Gjithashtu është penalizuar një subjekt dhe ka marrë gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë.
Kurse në Sarandë ka nisur procedimi penal ndaj personave N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin. IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.
Sipas policisë, vijojnë veprimet e mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i tokës". Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.
Ngrihu Enver të besh zap minjtë !
Përgjigju