Kronikë

Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Gjonaj për Report Tv: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli, pasoja për qytetarët (VIDEO)

10 Qershor 2021, 11:57| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:13

  • Share

TIRANË- Propozimin e KLGJ për të shkurtuar nga 34 gjykata në 15, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar vendim drastik, që nuk i shërben qytetarëve. Në intervistën dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Gjonaj tha se harta e re gjyqësore duhet të bëhet në bashkëpunim mes KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë propozim, ministrja tha se nuk kanë rënë dakord në 3 pika të rëndësishme që janë shkurtimi i gjykatave, krijimi i një Gjykate të vetme Apelit si edhe mënyrës së funksionimit të degëve të Gjykatave.

"Kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk besoj se është çështje pingpongu harta gjyqësore por është zgjidhja që mund t’i jepet me konstruktivitet. Fakti që ligji përcaktoj që ministria dhe KLD vendosin hartën e re gjyqësore dhe më pas ministri i drejtësisë e propozin inciativën do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim. Vlerësoj anëtarët e KLGj, edhe për prioritete e reformës në Drejtësi dhe kam pritur që KLGJ ta shohë në mënyrë më të hapur, sidomos nga ato që nuk vijnë nga sistemi i drejtësisë,  hartën e re gjyqësore, se nuk është vetëm çështje teknike, për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por lidhet edhe me disa elementë të tjerë me transparencë, llogaridhënie e sistemit të drejtësisë dhe aksesin e qytetareve dhe, bashkërisht do duhet ta zgjidhim në këtë kuadër duke respektuar aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. KLGJ ka sjellë propozimin, por Ministria e Drejtësisë ka çuar pikëpamjet dhe variantin e saj sa i përket këtij propozimi. 3 janë çështjet kryesore që kemi parë vërejtje ku e para lidhet me shkurtimi i numrave të gjykatave është një numër shumë i madh, konsistimi i propozimit vetëm në një gjykatë apeli dhe funksioni degëve të Gjykata dhe mendoj se edhe në vijimësi do duhet ta zgjidhim në bashkëpunim që të përfundojë ky proces për krijimin e hartës së re gjyqësore", tha Gjonaj.

Nisur nga kjo, Gjonaj tha se është kundër propozimit për krijimin e një Gjykate te vetme të Apelit dhe për këtë dha një sërë argumentesh, ku më të rëndësishmin listoi aksesin ndaj qytetarëve.

“Kemi kryer dhe një analizë që lidhet jo vetëm me ngarkesën e gjykatave të apelit, mungesën e gjyqtarëve dhe ofrimi i shërbimit dhe nuk kemi qenë dakord për të pasur një gjykatë Apelit, por për të gjetur dakordësi që në këtë fazë tranzitore nga Vettingu, ku vakancat do duhet të plotësohen nga KLGJ nuk mund të shkojë në një variant drastik”, tha Gjonaj.

Ajo tha me bindje se me sistemin e ri të drejtësisë, institucionet ligjzbatuese i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore për ta luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar, teksa vlerësoi edhe bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme, në atë që quhet 'regjimi 41 biss'.  Nuk ka lënë pa komentuar edhe vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID në Burgje ku rikthehen takimet me familjarët. Kjo vendim, tha ministrja, erdhi për faktin se në 2 muajt e fundit nuk u regjistrua asnjë rast i ri me COVID.

Në fund, duke nëpërmjet ekranit të Report Tv, ajo ka pasur edhe një apel për gjyqtarët që të aplikojnë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, që i zgjedh Gjykata e Lart, “pasi është koha për të bërë diçka të mirë për vendin”.

Përgatit lajmin në web gazetarja: Brunilda Kazani

Intervista e plote me ministren Etilda Gjonaj

Ora 12:19
U shfaq në krah të flamurit turk në takimin me kreun e Asamblesë së OKB, Gjonaj: Ishte pjesë e protokollit të tyre (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u vendos në qendër të kritikave pas fotove të publikuara nga takimi me Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ajo qëndroi në krah të flamurit turk. Ajo tha se ky nuk ishte një “gafë” e ministrisë së drejtësisë, por pjesë e protokollit të zyrës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të cilin çdo shtet duhet ta respektojë.

“Unë kam qenë në takim me presidentin e Asamblesë së Kombeve të bashkuara dhe kemi qenë në zyrën e tij dhe aspektet protokollare jepen nga ato dhe jo nga ne, se këto rregulla janë njëherë e mirë të vendosura”, tha Gjonaj.

Ora 12:06
Lehtësimi i masave anti-COVID, Gjonaj për Report Tv: Në 2 muajt e fundit, asnjë rast i ri në Burgje (VIDEO)

Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka argumentuar arsyet se përse u mor vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID. Ajo ka thënë se në 2 muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID.

“Ishte shumë sfidë për t’u garantuar shëndetin të burgosurve, është menaxhuar shumë mirë pandemia, me angazhim të stafit dhe e kemi menaxhuar me sukses, prandaj s’kemi asnjë rast me COVID prej më shumë se 2 muajsh në burg, prandaj kemi lehtësuar masat kufizuese që morëm gjatë pandemisë. Megjithatë do të monitorohet për të mos rrezikuar atë që kemi bërë”, tha Gjonaj.

Ora 12:04
Lufta kundër korrupsionit/ Gjonaj: SPAK dhe GJKKO kanë të gjitha hapësirat e nevojshme për ta bërë punën me efikasitet! Bashkëpunim shumë të mirë për procesin '41 Biss' (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në intervistën e dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, u shpreh se korrupsioni është një fenomen global dhe si i tillë kërkon ndërhyrje edhe ndërkombëtarisht.

"Unë besoj që në kuadrin edhe të konferencës së organizuar nga OKB, që është e para për louftën kundër korrupsionit, u vu re që korrupsionit ndodh në të gjithë vendet e botës. Sot nuk mund ta shikojmë korrupsionin vetëm në kufijtë nacionalë. Në OKB u nënshkrua një deklaratë për luftën që duhet bërë kundër korrupsionit ndërkombëtarisht", tha Gjonaj.

Duke u kthyer në Shqipëri ministrja shprehet se me sistemin e ri të drejtësisë, institucionet ligjzbatuese i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore për ta luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar.

"Ne ndërtuam një sistem të ri drejtësie ku një vend të posaçëm do e kishin pikërisht institucionet që merren posaçërisht me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bëmë ndryshimet në ligj që SPAK dhe GJKKO të kenë hapësirat e nevojshme për ta bërë punën e tyre me efeciencë", tha Gjonaj.

E pyetur nga gazetari Rusta për atë që quhet 'Procesi 41 biss', Etilda Gjonaj vlerësoi bashkëpunimin me prokurorinë dhe gjykatën e posaçme.

"Procesi 41 biss nuk ka aktor vetëm Ministrinë e Drejtësisë. Unë jam shumë e kënaqur me bashkëpunimin që kemi pasur me SPAK dhe GJKKO që vazhdimësia e këtij procesi të jetë e pacenueshme. Ky është një regjim që vazhdon dhe në momentin e parë që do të kemi kërkesa nga Prokuroria e Posaçme do të marrim vendimin tonë siç na takon", tha ministrja e Drejtësisë.

Ora 12:03
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj thirrje gjyqtarëve: Ka ardhur koha që të bëjmë diçka të mirë për vendin (VIDEO)

Duke marrë shkas nga rihapja e procesit të kandidimit për të gjithë gjyqtarët nga Gjykata e Lartë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i bën thirrje në intervistën për Report Tv të gjithë gjyqtarëve që të aplikojnë pasi sipas saj është koha për të bërë diçka të mirë për vendin.

"Duke e mbajtur në konsideratë që afati i kandidimit sapo ka rifilluar besoj se do të kemi kandidaturat në fatin 30 ditor. Gjithkush e ka kuptuar tashmë se nëse përfshihet në sistemin e re të drejtësisë do të ketë mundësinë ta bëjë punën e tij pa ndërhyrje. Gjej rastin t'i bëj thirrje të gjithë që ky është momenti për të bërë diçka për vendin", tha Gjonaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2021 01:54

    Per c'dreqin protokoll e keni fjalen.Protokollet nderkombetare i dime te gjithe.Kur je ne takim dy palesh vendoset dy flamujte respektive te vendeve qe takohen,mund te shtohet flamuri i BE kur vendi eshte anetar,mund te shtohet dhe flamuri i qytetit,i shtetit kur jane federata.Kur je ne org.shume kombeshe,si OKB,pervec flamurit te org.vendosen dhe flamuj te tjere qe perfaqesojne palen tjeter ne takim,ose vihen flamuj te shume shteteve,por keta sic thashe jane te shumte.Tani sikur fotoja te kishte ne sfond shume flamuj te vendosur rresht dhe ai me prane ministres te ishte turku,nuk prishte pune,por fotoja ka ne sfond vetem dy flamure ,perkatesisht te OKB e turkun dhe dashje pa dashje krijon imashin e gabuar.Kishte flamuj te tjere ne rresht me turkun apo jo?Kete te sqaroje ministrja,jo na flet per protokolle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?