Në interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj ka folur me gjuhën e shifrave mbi situatën në Burgje.
"Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje. Zbatimi I regjimit 41-biss ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, duke ndërprerë sadopak lidhjet me krimin. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. Menazhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë", tha Gjonaj.
Lajmi kryesor:
Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë
B.K./ReportTv.al