Deputeti Ralf Gjoni i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali pasi kjo e fundit foli për sulmet diskriminuese duke përmendur ato të presidentit Ilir Meta.
Në fjalën e tij Gjoni me ironi iu drejtua duke i thënë që të shkarkojnë presidentin dhe ta zëvendësojnë me një grua socialiste, sakaq i kërkoi që të japë dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe në vend të tij të jetë Spiropali.
"E kam të pamundur të reagoj nëse këtu thuhen të pavërteta. Nuk është replikë. Shkarkojeni presidentin, zëvendësojeni me një grua socialiste. Iu ftoj ti bashkoheni thirrjes time ti kërkoni dhe Ramës që është me gjuhën më fyese, të japë dorëheqje para zgjedhjeve dhe unë jam dakort që ju Spiropali të jeni kryeministrja e rradhës dhe jo të talleni ta bëni këtë një debat mes jush dhe presidentit. A keni gjë për të thënë kur Rama është tallur me deputetët në parlament. Skeni folur asnjëherë kur ai është tallur. Do doja shumë që të njëjtin zjarr dhe pasion ta përdorni sa herë që Edi Rama tallet me ne këtu në parlament siç bëri dhe me ndryshimet në kodin e ri. Diskrimini, jam dakort të ketë ligje përfshirë edhe kryeministrin", tha Gjoni.
Lajmi kryesor: