Politikë

"Gjuha e rrugës, kryefjalë e opozitarizmit në parlament", Rama: Mos ngrini gishtat nëse doni bashkëpunim

16 Nëntor 2021, 18:05| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 18:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha këtë pasdite se gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në Parlament. Sakaq, Rama i kërkoi opozitës të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta nëse duan që të kenë bashkëpunimin e tyre.

“Ju mund të tregoni me gisht me radhë gra e burra mbas kurrizit tim duke i etiketuar me fjalët më të ulëta, duke e legalizuar me të drejtë qytetarie fjalën kriminel, trafikant, juve ju duken normale. Ndërkohë jam shumë i kënaqur kurdoqodftë që do hapen, nuk do gjenden në fjalimet e mia kur një personi t’i jem drejtuar me akuza penale, ta kem etiketuar si kriminel, etj etj. Jo se s’kam pasur përballë të tillë në këtë sallë, por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që unë synoj kur flas, dhe respektin që unë kam për njerëzit, natyrisht për të gjithë ata nga kjo anë, dhe mësuesit e mi të gjuhës. Nuk mund ta ul veten në atë nivel ku gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në këtë parlament. Kjo gjuhë e dëmton shumë rregullacionin e të gjithëve ne sepse njerëzit jashtë as nuk kanë kohë dhe as detyrën për të bërë diferencën. Dihet botërisht se midis një shfaqje ku pianisti thyen pianon, dhe ai që luan Sonatën e Hënës, audiencë ka ky që thyen pianon. Ju patjetër që së pari damkosni veten, edhe për sot, edhe për nesër si humbësa si historikisht, por dëmtoni të gjithë këtë fushë profesion vokacion, që quhet politikë. Me klithma, me histeri, me vajtime, harrojeni se më bëni të ndryshoj mendim. E kuptoj shumë mirë se çfarë ishte gjithë ajo që ndodhi dje dhe kjo që ndodh sot në aspektin e tensionit që ju keni, por nëse doni ta ktheni përsëri timonin në atë rrugë, është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne gjë tjetër pastaj veç mirësjelljes formale. Gjithë ato që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë, dhe jo t’ju dëgjojmë vetëm formalisht me respekt, nga ne nuk ju kemi ndërperë, dhe nga ana jonë kur flitet nuk drejtohen gishta, nuk sulmohen njerëz. Nuk vijnë fjalë nga rruga në mikrofon, zgjedhja është e juaja. “-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?