Zhaneta Nura, vajza e së moshuarës që u dhunua fizikisht në azilin në Pejë ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të 3 infermiereve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi, të cilat dhunuan nënën e saj.
Ajo shprehet se ky vendim i marrë ndaj tyre nga gjykata, ka ‘dhunuar’ për të dytën herë nënën e saj.
“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta në Facebook.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret, reagon vajza e saj: Gjykata 'dhunoi' për të dytën herë nënën time
S.C/ReportTv.al