'Është sëmurë, s'rri dot në burg'/ Arta Marku jep 'ok' për ish-kryebashkiakun e Vorës, Apeli liron Agim Kajmakun

8 Korrik 2020, 15:01| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 17:56

  • Share

TIRANË- Vetëm një ditë pasi u arrestua në spital, Gjykata e Apelit ka liruar ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Trupa Gjykuese e përbërë nga  gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku kanë ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në "Detyrim paraqitje". Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

"Sot Gjykata vlerësoi si të drejte kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurimit personal për zotin Agim Kajmaku nga "arrest ne burg" në "detyrim për paraqitje". Nga sot, z. Kajmaku gjykohet i lire. P.s. Kjo kërkesë gjeti mbështetje të pjesshme edhe nga akuza", shprehet avokati i Kajmakut, Isuf Shehu.

Kajmaku u arrestua një ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat "Continental" për shkak të diabetit. Siç Report Tv raportoi një ditë më parë, kanë qenë mjekët ata që ka njoftuar policinë, se Kajmaku ndodhej i shtruar aty.  Ai ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari: 09/07/2020 01:51

    Lereni more te lire kajmakun se nuk ka bere asgje,,,dhe mos lironi kriminelet qe kane vrare nga pese-gjashte vete ,,qe po i lironi nje nga nje,,,,mund ti fusni nje gjobe kajmakut,,e meriton sepse u fsheh,,,,vetem kaq ,,dhe te mos kete te drejte te zgjidhet me ne organet vendore..,,,,

    Përgjigju
  • Ori: 09/07/2020 00:06

    Rama me shok memdojn ende se njerzit han bar...dhe duan prap votat

    Përgjigju
  • Florian: 08/07/2020 20:44

    N.qse duam drejtesi ne Shqiperi, atehere i bie qe gjysma e shqiptarve e gjysma e politikaneve te shkojne me burg. Mos harrojme znj/hajdari rastin me te fundit.

    Përgjigju
  • Tiku: 08/07/2020 19:40

    Hahah. Cfare skenari. Cfare shtetit. Cfare figurash. Lum ne. Po si o harrojme kaq shpejt kur veme te kutia e votimit

    Përgjigju
  • Prokurori: 08/07/2020 18:45

    Kjo eshte fytyra e verte e Arta Rama Marku marreveshje prefekte phu rrace e felliqur mjere fukarenjte me keta plehera qe mbaje vendin peng

    Përgjigju
  • Drejtesia: 08/07/2020 18:41

    O cfare sajese do iki te spitali se jam (semure) dhe pastaj nuk do shkoj ne burg fare sepse prokurorja Arta ka firmosur lirimin bravo Kajmkxhiu dhe leket ja hodhe me marreveshje mjere Shqiperia me keta plehera te drejtesise qe ka

    Përgjigju
  • Komentues: 08/07/2020 17:19

    O te keqen e shqiperise o te keqen shuqyr q ika na ai vend. Ku e drejta e njerit eshte vetem per te pasurit edhe shokve te gjatit e te lalit. Shendet shqiperi.

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 08/07/2020 16:50

    Ska problem se rrine fukarenjte qe skane te paguajne energjine per Agim Kajmakun Ku jane OFL-ja dhe SPAK-u pse nuk i dergojne formulari

    Përgjigju
  • Shqarri: 08/07/2020 16:44

    Me vrap votoni ju dele lerini llafet hahahahaha U harrua ky tani, hajde rradhaaaa

    Përgjigju
  • edison: 08/07/2020 15:50

    Burgu eshte vetem per te varferit. Per Rilindasit, vrasesit, trafikantet dhe falsifikatoret ka vetem hotele me 5 yje dhe harbim. Si e kishte emrin ai qe u zgjodh kryetar bashkie ne shkoder? Iku u harrua dhe ai. Mjere ky popull.

    Përgjigju
    • Hasoni: 09/07/2020 05:39

      Muhabet koti, ne shqiperi ska drejtesi, nuk eshte pune rilindasish se edhe te tjeret qe duan te vine ne pushtet nje mut jane ( e te betohem mos me keq) . Shume cuditem qe spo dalin nje grup me figura te pastra e ti votojme e te nderrojeme kete sistem ps-lsi- pd. Populli shqiptar duhet me patjeter te krijoje nje alternative (duhet parti e re ) shume do doja qe figura si marin mema te mendonin per popullin .

  • 313: 08/07/2020 15:40

    A ju thashe 2 dite me pare si do shkonte. Hajt mos u merzisni. Ndersa denimi perfundimtar do jete me sherbim prove edhe kajmaku e mbylli ceshtjen pa bere 1 dit burg. Beni ju te tjeret burgun e kajmakut mundsisht ju që keni vjedh dritat ju që keni rraf grate ju që jeni pa patent. Burgu është për ju jo për kajmakun.

    Përgjigju
  • Max: 08/07/2020 15:36

    Futeni ne burg kete te korruptuarin.

    Përgjigju
  • Bledi: 08/07/2020 15:29

    Kush e kerkoj lirimin. Arta Marku prokurorja e Apelit. Pse nuk e thoni kete. Gjykata vendosi ate qe kerkoj prokurorja, detyrim paraqitje per shkak te gjendjes shendetesore.

    Përgjigju
  • Saja: 08/07/2020 15:27

    Ne fakt ishte e veshtire shume te kuptohej qe ishte skeme e pergatitur qe para se te dorezohej ky zoteria :P

    Përgjigju
  • Edi: 08/07/2020 15:11

    Ça bohet keshtu mor zot? Vellai im per 2 kg hashash ka 11 muaj qe pret apelin, kurse keta kriminele per dy dite arrestohen dhe lirohen ne apel me preteksin qe jane semure. Ju dhje.....sha drejtesine, qeveri kriminelesh..

    Përgjigju
    • Loni: 08/07/2020 15:50

      O plako ke shum te drejte edhe te besoj por gjithmone klasa politike e ka zvarritur kete komb edhe ka akses ne te gjitha situatat. Per nje grope jashteqitje vetem se e kishte njeri token u ndryshuar ligji ne parlament edhe e ke super histori te vertete e imagjinon me ajka e kajmaker cfare behet me burg... Ne e lexojme artikullin 1 jave pasi ka ndodhur edhe kajmaku Apo shoke e kompani Jane duke shijuar plazhin more Edi. Keshtu uroj qe ta marri lirimin me kusht vellai sa me shpejt. Por ky fenomen duhet protestuar me aq mundesi sa kemi por kjo klase politike e ka lene kete popull injorant vete marrin miliardi edhe manovrojne si I do qejfi.

    • Aqifi: 08/07/2020 15:44

      esht hall i madh ktu vlla, po lem se po vuaj e un kam vllan brenda me epikriz t mejko ligjorit me t gjitha q duhet t jet ne ambjente shtepie eshe n kontroll, edhe prap nuk e pranoj, nuk ka ligj pik muhabeti

  • sapa: 08/07/2020 15:07

    Si do ndodhte ndryshe ne vendin e qelbesirave shqiperi qe jane edhe te paturpshem duke kerkuar hyrjen ne evrope.Po pse more plehra e meritoni ju ate vend?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?