Gjykata e Elbasanit ka pranuar pak më parë kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për shtyrjen e afatit të paraburgimit për rusen Svetlana Timofeeva.
Këtë vendim avokati Sajmir Vishaj e ka konsideruar skandaloz, duke thënë se janë shkelur të gjithë procedurat.
“Veprim procedural i papranueshëm dhe tërësisht në shkelje të ligjit që tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve. Afati i paraburgimit të Timofeeva ka skaduar më 20 shkurt. Mjerë ata që po gjykohen sot. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit ndërkohë jashtë afateve prokuroria kërkoi zgjatje afati”, tha Vishaj.
Ai tha se i papranushëm është edhe vendimi nga gjykatës i të njëjtës shkallë për kërkesen për përjashtimin e një gjyqtari nga procesi i gjykimit.
“Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”, tha ai.
Lajmi kryesor:
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, gjykata vendos zgjatjen e paraburgimit të 33-vjeçares ruse! Avokati: Skandal, mjerë këta që po gjykohen
K.T.//ReportTv.al