Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana, e ka konsideruar "marrëzi" arrestimin e klientit të tij, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontenierin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Fana u shpreh se nuk ka asnjë provë që vërtetojnë se Selim Çekaj ishte porositësi i ngarkesës së lëndës narkotike, duke theksuar se blerësi ka të drejtë që konteinerin ta kontrollojë vetëm ku futet në magazinë dhe se nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër. Sipa stij, përgjegjësinë për ngarkesën e ka kompania në Ekuador.
Po ashtu ai shton se kointeneri ka dy muaj që "sorollatet" nga një port tek tjetri, duke aluduar se ngarkesa mund të jetë ndërruar.
"Ka një kontratë e cila shkruan në nenin 7 që përgjegjësinë për konteinerin nga Ekuadori deri në futjen enë magazinë, e mbanë shitësi. Po ashtu thuhet se blerësi ka të drejtë të kontrollojë konteinerin kur futet në magazinë dhe vetëm atëherë ka të drejtë ta hapi dhe të shohë mallin dhe asnjë përgjegjës tjetër. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi. Plak njeri i nderuar, mësues, nuk di as anglisht as spanjisht, nuk di as kompjuterin, Si u lidh ai me ata? Me cilët kontaktoi? Ai konteiner ka dy muaj që vjen vërdallë port më port. U kontrollua në magazinë, ndërkohë që në port u deshën pajisje të sofistikuara për të hapur atë gjë, ndërsa ku u kontrollua në magazinë, nuk u gjet asnjë vegël se si ai do e hapte atë. Është një marrëzi. Nuk kanë as humanizëm, se lere drejtësi që nuk ka fare. Ky është aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një ndërmarrje e pambrojtur për t'i hapur rrugë ndonjë sasie tjetër. Nuk ka asnjë provë, zero", tha ai.
Lajmi kryesor:
49 kg kokainë në konteinerin me banane/ Lihet në burg Selim Çekaj, avokati: Përgjegjësinë për ngarkesën e ka kompania në Ekuador! Arbër Çekaj: Po na trajtoni si kulak!
//ReportTv.al