Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas emërimit të Sokol Ngresit në Gjykatën e Lartë. Me emërimin e tij nga Presidenti i Republikës, plotësohet kuorumi për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Yuri Kim shkruan në Twitter se ky është hap në reformën në drejtësi që vjen falë bashkëpunimit të institucioneve të drejtësisë me presidencën.
"Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.
Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale", shkroi Kim.
Lajmi kryesor: