Politikë

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie

25 Shkurt, 12:12| Përditesimi: 25 Shkurt, 21:02

  • Share

TIRANË- Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut kundër shtetit shqiptar, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2021. Në një vendim të marrë këtë të martë, trupa me tre gjyqtarë e gjykatës më të rëndësishme evropiane, i ka dhënë të drejtë Gëllçit dhe e ka konsideruar mbajtjen e tij në paraburgim me kërkesë të SPAK si të jashtëligjshme.

Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale. Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej 7 muaj e 26 ditë.

"Arsyet që justifikonin mbajtjen në paraburgim nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk përmbushin standardet e nevojshme ligjore," tha Gjykata në vendimin e saj.

Report Tv siguroi edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa avokati i Gëllçit shkruan se tashmë do të vijojë beteja nëgjykatat shqiptare tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane. Avokati Dorian Matlia thekson se arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK dhe se u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv sesa respektimi i standardeve evropiane.

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllëin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Duke e konsideruar si një fitore te rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shume simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Tani do vijojë beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane qe e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorances qeverisëse”, njoftoi avokati.

Gjyqtarët e Strasburgut theksuan se gjatë periudhës së paraburgimit, autoritetet nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të mbështesin dyshimet se Gëllçi mund të ndikonte në prishjen e provave. 

"Rastet e tilla kërkojnë që të ketë një vlerësim të hollësishëm dhe të arsyeshëm të rrethanave para se të merret një vendim për paraburgim," theksoi Gjykata.

"Ata nuk iu përgjigjën parashtrimit të kërkuesit se dyshimi kundër tij bazohej ekskluzivisht në dokumente që ishin sekuestruar tashmë nga prokuroria, dhe se, për rrjedhojë, nuk ekzistonte rreziku që ai të ndërhynte me ndonjë dëshmitar ose provë tjetër. Gjykatat vendase iu referuan vetëm, në terma të përgjithshëm, një rreziku që, nëse lirohet, kërkuesi mund të ndërhynte me dëshmitarët.", thuhet në vendim. 

Gjithashtu për gjyqtarët e Strasburgut edhe argumentimi se ai mund të arratisej nuk pranohet.

“Për sa i përket rrezikut të arratisjes, Gjykata vëren  se argumentet e kërkuesit nuk janë peshuar siç duhet, gjithashtu në dritën e faktorëve që lidhen me karakterin, familjen, e tij. Gjykata vëren më tej se arsyetimi i gjykatave vendase nuk u zhvillua për të pasqyruar situatën në zhvillim dhe për të verifikuar nëse ato arsye mbetën të mjaftueshme në fazën e avancuar të procesit”, thuhet në vendim. 

Gjykata gjithashtu vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk e morën parasysh mundësinë e masave më të lehta sigurie. Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të të drejtës së tij për liri, dhe urdhëroi shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 eurosh për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet ligjore.

Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 gusht 2022. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANI: 26/02/2025 15:19

    KY THOMAI DO MAR NDONJE DEMSHPREMBLIM,?PO LEKET KUSH DO JA PAGUAJ? TAKSAT TONA? HEMMMMM PSE DUHET POPULLI TE PAGUAJ LEKET PER NJE GABIM TE GJYTARIT(ME/PA DASHJE) TE RREGULLOHET LIGJI DHE DEMIN TA PAGUAJ FAJTORI,JO POPULLI KESHTU DHE HEQJET ME TELEFON NGA PUNA DO NDALOJNE...

    Përgjigju
  • Miku: 26/02/2025 11:26

    Gjykata thote qe paraburgimi ishte mase e tepert, por, me kaq ekstrakt sa shkruhet, nuk thote se ka pasur shkelje procedurale ne gjykim.

    Përgjigju
  • George: 25/02/2025 22:57

    Rasti flagrant i arrestimit te kryebashkiakut te kryeqytetit te Shqiperise pa asnje fakt flagrant korrupsioni, vetem me dyshime, tregon se Kuvendi i Shqiperise duhet te mblidhet urgjent dhe te vendose: “Pushteti Gjyqesor duhet te kontrollohet nga Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes dhe Lirive e te Drejtave te Njeriut ne nje Sistem Demokratik.”

    Përgjigju
  • Analiz: 25/02/2025 16:40

    Nese gjykata Strasburgut ka dhene Kete vendim tregon qe ky institution nuk ka cilesine e duhur ndaj me siguri do reformohet pas tetor2025

    Përgjigju
  • Ernesto Sela: 25/02/2025 14:46

    O Tosi shko vizitohu mor zotni se tani na doli dhe nē Straßburg qē Edi Rama e ka bler. Po a ke ti 1 pik llogjik ? Po Dumanit i ka hyp vetja nē qef mor zotni ēshtē bēr si Enver Hoxha nē kohēn e tij zot pērmbi Tok.

    Përgjigju
  • dori: 25/02/2025 13:50

    Të meren masa ekstreme ndaj atyre plerave në SPAK...

    Përgjigju
  • Tosi: 25/02/2025 13:22

    E kuptojme fabulen tani: edhe nese denohesh per korrupsion mund te rehabilitohesh per shtate pale qefe e madje hero nese je pjese e korit ramostanist. Si Thomai. Apo Veliaj. Apo kori i zhabave te UBT me te cilet zhabos Rama qysh pa gedhire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?