Gjykata e Tiranës regjistroi Berishën si kryetar të PD, Çaça në ‘Repolitix’: Përmbyllet një teatër absurd, sagë trevjeçare

11 Dhjetor, 21:26| Përditesimi: 11 Dhjetor, 21:43

  • Share

Avokati Përparim Çaça i ftuar në Report Tv thotë se me regjistrimin e Sali Berishës si kryetar të PD në Gjykatën e Tiranës, tashmë përmbyllet një sagë tre vjeçare dhe një teatër absurd.

"Përmbyllet një teatër absurd, një sagë tre vjeçare. Kjo ka pasojat e veta. Kemi copëzim, kemi 3 parti të reja të vogla. Kemi djathtas, mundësinë, demokratët euroatlantikë. Non grata s’ka lidhje, këtu kemi një individ që de juro është në krye të PD. E kemi edhe të lirë. Çfarë u fitua në këtë sagë? Kemi një pasojë shumë problematike, që e ka shprehur Berisha, që degët e PD kanë probleme të mëdha në organizim", tha Çaça në Repolitix. 


Lajmi kryesor:

Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?