Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Berishës, Alibeaj: Do e ankimojmë, vendim skandaloz

25 Mars 2022, 11:53| Përditesimi: 25 Mars 2022, 12:17

  • Share

 

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka përcaktuar skandaloz vendimin e gjyqtarit Zhukri për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

"Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë.  Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për 'Shpërdorim detyre'", tha Alibeaj.

Sipas Enkelejd Alibej vendimi i sotëm i cili nuk është  zbardhur është një vendim ndaj të cilit do të ushtrohet ankim.

“Edhe kur nuk zbardhet brenda afatit 15 ditor ke te drejtë të paraqesësh ankim. Ne do të paraqesim një ankim. Një vendim gjykatë bëhet i ekzekutueshëm, ose kur nuk ankimohet, ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton. Kuvendi i datës 18 dhjetor, ne kemi paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit të presim gjykatën e Apelit. Kjo pasi ne kërkuam një bashkim të dy Kuvendeve. Ne bëmë kërkesë për të qenë palë në proces, ato krijojnë vendime që janë nul. Çdokush ka të drejtë që të ankimoj. Sot flasim për një çështje juridike. Bashkimi është një akt politik, kemi ecur me hapa konkrete. Basha ka bërë aktin e vet edhe nga pala tjetër të bëhet në mënyrë simetrike edhe nga pala tjetër. Për një vendim që nuk e kemi parë ende, kemi të drejtën që të bëjmë ankim. Kemi të drejtë për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata”,  tha ai.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Gjykata regjistron ndryshimet e 'Foltores' në Statut! Berisha shkon në selinë blu me Komisionin e Rithemelimit, bisedime me Alibeajn e Bardhin! PD padi e ankesë për gjyqtarin Zhukri


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?