Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.
Pas vendimit të Gjykatës, Grupi i Rithemelimit zhvilloi një mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha. Më, me Berishën në krye, përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Albana Vokshi etj., u pritën në selinë blu nga Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhit e të tjerë, ku u bisedua për procesin e bashkimit të PD. Pas këtij takimi, Berisha dhe Alibeaj dolën në konferenca të ndara për shtyp.
Më herët pak minuta pas vendimit, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur pas vendimit se tashmë edhe ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur më 18 dhjetor dhe çështja është mbyllur këtu. Sipas tij megjithatë ankimi i PD është i paraqitur para se të fillojë afati, pasi nuk ishte zbardhur vendimi i shkallës së parë.
Por në fakt rregulli është që kur çështja është gjykuar dhe nga Gjykata e Rrethit dhe nga Gjykata e Apelit në mungesë të njërës palë, ky akt fillon nga dita e njoftimit të vendimit.
Ndaj edhe për këtë qëllim Partia Demokratike thotë se duhet pritur vendimi i Apelit, pasi gjyqtari Zhukri ka shkelur në mënyrë të paprecedentë ligjin dhe ka marrë një vendim skandaloz. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj tha se PD do të bëjë padi penale ndaj gjyqtarit Agron Zhukri. Po ashtu PD ka dorëzuar sot në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë edhe një ankesë për procedim disiplinor për Zhukrin, ankesë që është pranuar nga ILD.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka deklaruar se ky vendim i sotëm do të ishte i papranueshëm pasi dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.
Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.
10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, thirrur nga Berisha
- Miratimi i Statutit të ri të Partisë
- Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
- Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
- Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
- Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
- Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
- Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
- Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
- Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
- Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021
Dosjet e materialeve
Regjistrimi i parë i PD në 1990
Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pas vendimit të gjykatës për të regjistruar ndryshimet e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Berishën mbërriti në selinë blu vetëm pak minuta pasi grupit të komisionit të Rithemelimit, ndërsa po kryhen diskutime në kuadër të bashkimit të Partisë Demokratike.
Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore, pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e statutit të PD-së të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Një nga anëtarët, shihet në video, teksa po puth portretin e ngjitur në derë të Sali Berishës.
Grupi i Rithemelimit eshtë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike, pasi gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Sali Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi i Rithemelimit, ka shkuar në selinë blu për bisedime. Flamur Noka, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi etj shkojnë në selinë e PD për bisedime. Ata janë pritur nga Enkelejd Alibeaj dhe Gament Bardhi.
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës së Tiranës, për të regjistruar ndryshimet e tij në statutin e Partisë Demokratike të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
‘Vendimi i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi është një dhe vetëm një për të gjithë demokratë, bashki, bashkim, bashkim.’- tha Berisha.
Report Tv ka siguruar dokumentin e apelimit që i ka Partia Demokratike vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës një javë më parë, ku kërkon ose prishje të këtij vendimi ose regjistrim në një vendimeve të ndryshimeve statutore të kuvendeve të 17 korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit 2021.
Si qëndron çështja e ankimit të PD në Apel për regjistrimin e statuteve
Partia Demokratike, 2 ditë pas Kuvendit të Sali Berishës më 11 dhjetor, më 13 dhjetor ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim të ndryshimeve të statutit të PD-së të bëra në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Gjykata ia ka kthyer mbrapsht për plotësim dokumentacioni. PD i dorëzoi dokumentet më 28 dhjetor dhe i bashkëngjiti kësaj kërkesë një shtesë padie për të bashkuar në një çështje të 2 Kuvendet, atë të 17 korrikut dhe atë të 18 dhjetorit.
Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ishin zhvilluar dhe punimet e kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 18.12.2021 bashkë me plotësimin e dokumenteve PD bëri dhe shtimin e objektit të kërkesës në zbatim të nenit 185 të Kodit të Procedurës Civile.
Por në një vendim të ndërmjetëm nga ana e gjykatës gjatë veprimeve paraprake u vendos se shtimi i objektit nuk do të merret në konsideratë nga ana e kësaj gjykatë pasi kjo kërkesë nuk mund të trajtohet si gjykim i zakonshëm civil.
Ndërsa pas miratimit nga ana e Gjykatës të ndryshimeve të 17 korrikut 2021, Partia Demokratike ka çuar në apel ccështjen me kërkesat e mëposhtme:
1. Prishjen e Vendimit me Nr.1337/218 Regi Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqëtare Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.
OSE
2. Ndryshimin e Vendimit me Nr.1337/218 Regi Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqëtare Blerina Muça duke vendosur:
3. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021.
4. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021.
Komisioni i Rithemelimi pritet që të mblidhet ditën e sotme në orën 14:00 për të diskutuar pas vendimit të gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në mbledhje pritet që të diskutohet nëse do të shkojnë që të marrin selinë apo jo.
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka përcaktuar skandaloz vendimin e gjyqtarit Zhukri për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.
"Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë. Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për 'Shpërdorim detyre'", tha Alibeaj.
Sipas Enkelejd Alibej vendimi i sotëm i cili nuk është zbardhur është një vendim ndaj të cilit do të ushtrohet ankim.
“Edhe kur nuk zbardhet brenda afatit 15 ditor ke te drejtë të paraqesësh ankim. Ne do të paraqesim një ankim. Një vendim gjykatë bëhet i ekzekutueshëm, ose kur nuk ankimohet, ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton. Kuvendi i datës 18 dhjetor, ne kemi paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit të presim gjykatën e Apelit. Kjo pasi ne kërkuam një bashkim të dy Kuvendeve. Ne bëmë kërkesë për të qenë palë në proces, ato krijojnë vendime që janë nul. Çdokush ka të drejtë që të ankimoj. Sot flasim për një çështje juridike. Bashkimi është një akt politik, kemi ecur me hapa konkrete. Basha ka bërë aktin e vet edhe nga pala tjetër të bëhet në mënyrë simetrike edhe nga pala tjetër. Për një vendim që nuk e kemi parë ende, kemi të drejtën që të bëjmë ankim. Kemi të drejtë për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata”, tha ai.
Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ky vendim mund të ankimohej vetëm nga pala jonë, shtoi Kaso.
'Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar dhe vendosi që t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Partia Demokratike zyrtarisht u kthehet demokratëve që nëpërmet delegatëve të tyre që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri, logon dhe simbolet e reja dhe për të marrë vendimmarrje të rëndësishme siç ishte ajo e shkarkimit të ish kryetarit të PD Lulzim Basha, mosnjohjen e konstitutimit të kryesisë dhe sekretariatit të PD dhe njohjen komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ zyrtar i PD që e përfaqëson atë deri në kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është një ditë e madhe për PD. Është zyrtarizuar ajo që ne kemi thënë, që firmat ishin aty dhe cdo dokumentacion. Është një vendimmarrje e vonuar, përsa i përket afateve procedurale se duhej të ishte marrë para një muaji, por më mirë vonë se kurrë.
Që nga data 11 dhjetor ka vetëm një PD dhe është PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit, dhe kjo është e certifikuar me vendim gjykate, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që kanë hedhur një tymnajë këto 2 ditë që përpiqen të ngatërrojnë opinionin publik.
Nuk ka asnjë kërkesë nga ish-përfaqësues të PD-së për bashkimin e çështjes së regjistrimit të kuvendit të korrikut 2021 me regjistrimin e kuvendit të 11 dhjetorit, janë 2 çështje të ndara me numra të ndryshme që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Nuk ka akoma një kërkesë për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit.
Ankimi i paraqitur dje nga ish-përfaqësues të PD-së tashmë pa tagër lidhur me vendimarrjen për Kuvendin e 17 korrikut 2021, nuk ndikon me shqyrtimin e cështjes së kuvendit të 11 dhjetorit.
Është një ankim që është paraqitur para se palës t’i fillonte afati ankimor. Ankimi fillon në momentin që gjykata i komunikon palës vendimin e arsyetuar, nuk e di nëse do e marrë në shqyrtim gjyqtarja Blerina Muça këtë ankim. Është një ankim që nuk ka të bëjë me çështjen e zotit Zhukri, nuk ka patur ndonjë kërkesë për bashkim të cështjeve. Çështja e sotme nuk pengohej nga shqyrtimi i asnjë cështje tjetër.
Vendimi është dhënë sot, besoj se në momentin që do hidhet në sistem, do të marrim nga sekrertaria një kopje të vendimit. Në momentin që shpallet vendimi ka hyrë në fuqi. Edhe juridikisht selia e PD-së do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.
Që nga data 11 dhjetor, por zyrtarisht që nga sot, ka vetëm një organ drejtues zyrtar të PD, që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e di kush mundet të mos zbatojë këtë vendim të gjykatë. Çdo organ zyrtar i Republikës së Shqipërisë njihet me faktin se kush është organi drejtues i Partisë Demokratike, një simbol, një flamur dhe një vulë dhe Komiisonin e Rithemelimit
Për aventura dhe çmendurira jashtë ligjit që mund të ndodhi, nuk mund t’ju përgjigjem. Ç’është kjo histori që bëhen gjyqe pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, 6 volume të dosjeve shoqëruese të kërkesës sonë, kishte dhe dosje të regjistrit historik të PD, që fillon që me urdhrin e ministrit të drejtësisë në vitin ’90 për regjistrimin e PD, dhe të gjitha regjistrimet e mëvonshme. Marrëzitë për gjykime pa dosje, kush i thotë le t’i mbajë.
Ky vendim mund të ankimohet vetëm nga pala jonë, ligji e parashikon ankimimin vetëm për palën që investon gjykatën. Kërkesa jonë u pranua plotësisht, nuk kemi përse ta ankimojmë. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm.'- tha Kaso.
D.m.th.gjyqtar /ZDRUKTHI/ i plepave,me kete vendim krijoi nje precedent te rrezikshem per drejtesine ,politiken dhe shtetin shqiptar.Ai njohu te drejten e nje pucisti kushdo qofte ai dhe cfardo ideali qofte, te marre frenat brenda nje partie dhe ne se ajo eshte ne pushtet dhe te qeverise e shtetit.Kesaj rradhe ishte Berisha,po po sikur nje dite tjeter te behet fjale per dicka,apo dike me te rrezikshem me plane me te erreta?!S.d.q. qershia mbi torte jane dega e PD,Shkoder,me rivendosjen dhe puthjen e fotos se <<Mesise>> se tyre.L.O.L! Keshtu e nenkuptoni demokracine o Shkodrane?<<Kryetari>> i veteshpallur qe synon te rikandidoje per kryetar po e /legjitimoni/ me foto kryetari akoma pa u bere zgjedhjet?! Per te mos folur per puthjen,cdo sulltan qe nga Xhaxhi Enver e me perpara,do t'ju kishte zili per kete besnikeri e dashuri te verber qe tregoni.
PërgjigjuO zot pse ske meshire per kete vend jo per kete popull,fitoi e keqja ,djalli
PërgjigjuU legalizuar Saliu pronar i bordellos
PërgjigjuJu menderofsha mu ne drejtesi kjo esht drejtesia te dekorojm kreminelat dhe ata qe e kan katandisur kete vend si siria
PërgjigjuNëse nuk ndalet ky egërsirë do ta kallë prapë Shqipërinë si në '97.
PërgjigjuMjerë Shqipëria që ende nuk e ka kuptuar se kush është Sali Berisha, argati i përjetshëm i serbit dhe i rusit. Drejtësia shqiptare ka dështuar deri më tash se është dashur që moti ta qoj prapa grilave këtë gërdall[ dhe fakte ka mjaftueshëm: '97, Azem Hajdari, Gërdeci, vrasja e protestuesve të janarit, NON GRATA e ShBA-së e plot raste të tjera. Jo se Lul Basha është më i mirë se frizuara e Karaxhiqit (Sa herë e shoh Berishën quditërisht më kujton kasapin Karaxhiq të Bosnjës) se edhe Lulushi, së bashku me të bijën e Berishës,, janë argat të UNMIK-istanit në Kosovë që falë argatllëkut të tyre e të miqve të Berishës në Kosovë sot çlirimtarët e Kosovës janë në Hagë. Vdekje tradhëtisë-Liri Shqipërisë!
PërgjigjuCdo jurist, ne fakt, e di qe per rastet pa pale kundershtare nuk behet ankim. Dhe eshte nulitet dhe turp kush degjon se gjoja e heq veten dhe si jurist Alibeaj. Dhe kjo nuk eshte nje ceshtjen"SHBA-Berisha". Edhe po te ishte do qe nje skandal nese Shba pranon qe perzihet ne pune te brendshme ne shtete dhe subjekte politike te vendeve te tjera, akoma me keq, ne pune te gjyqsorit. Zyrtarucet amerikane te Tiranes apo Washingtonit thjesht i kane bere analizat, planet dhe veprimet lidhur me "ri dizenjimin politik" te partive te ballkanit nje cik si shtrember dhe ne kurriz te popujve dhe duke mbeshtetur korrupsionin te atyre qe qeverisin kudo ne ballkan. Sic jane monstrat Vucic dhe Rama!
PërgjigjuÇorba e plepave Saliu i ka pasuruar per 10 breza keta palaço gjyqetare....,normale qe Sali kermesse do ja jepte
PërgjigjuBerisha na doli edhe me i fort se Amerika.Amerikanet ende nuk e kan kuptuar qe sa te jet gjall Berisha askush nuk mund te fle i qet ne ket vend
PërgjigjuSa me teper filma te boni aq me shume ja fusni vetes.. Ne fund fare m tuaj do hani , e tha mire marku
PërgjigjuFitore Sali
PërgjigjuPD me S.Berishën në krye drejt partisë terroriste.Pasi Sb nuk heq dorë nga REVOLUCIONI si në 96,97,98,08,011.. -Për Sb dihet tëvendos DASH që detyroi L.Bashën ta përjashtoi Sb nga Partia.Dhe tashmë e la në baltë si Afganistanin.. -Sb është fatkeqësi për PD dhe Shqipërinë.Sb+Putin = nië. -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
Përgjigjubasha duhet te dorezoje mandatin tashme.
Përgjigju