Një tjetër goditje të rëndë merr futbolli shqiptar pas dënimit të Skënderbeut. Gjykata e Tiranës nuk i regjistron zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Asambleja Zgjedhore e datës 7 shkurt nuk njihet dhe për pasojë presidenti Armand Duka dhe Komiteti Ekzekutiv nuk janë legjitim.
Pasi u zgjodh presidenti i ri dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim. Por, abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino tashmë janë faktuar në Gjykatë.
Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, me shpresën se abuzimet e tyre do të kalonin në heshtje, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote dhe të tjera.
Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB, ose të mandatuar në mënyrë abuzive, Report TV ka mësuar se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë.
Përpos denoncimit publik të manipulimit që Report Tv ka pasqyruar ekskluzivisht, ishte e radha e drejtësisë për t’u shprehur mbi këto abuzime. Dhe tashmë Gjykata e Tiranës ka dhënë verdiktin e vet. Gjyqtarja Marinela Osmani e ka dhënë këtë vendim disa ditë më parë dhe në gjuhën juridike quhet “Kthim Aktesh”.
Asambleja Zgjedhore e FSHF-së është denoncuar edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nga kandidati për president Bashkim Fino dhe me këtë vendim të Gjykatës të Tiranës, Kas e ka më të lehtë për t-u shprehur. Sipas burimeve të Report Tv, do të jetë KAS që do të caktojë datën e zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Federata do të apelojë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar sot edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është përpjekur ta minimizojë rastin.
Sipas saj, nuk bëhet fjalë për një refuzim të Gjykatës për të njohur legjitimitetin e zgjedhjes së Armand Dukës, por për një kërkesë të thjeshtë për doku,menta shtesë, që sipas FSHF-së, kjo e fundit do t’ia vërë së shpejti në dispozicion Gjykatës.
Ja reagimi i FSHF-së:
NUK KA RRËZIM VENDIMI, KY PROCES NUK CËNON KURRSESI LEGJITIMITETIN E ZGJEDHJEVE!
FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.
Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion.
Deputeti socialist, Bashkim Fino, ish-kandidat përballë Armand Dukës për president të FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit, ka përshëndetur vendimin e Gjykatë së Tiranës e cila nuk njohu zgjedhjet e para dy muajve.
Fino shkruan në Facebook se vendimi i Gjykatës është shpresë dhe mesazh se paligjshmëria nuk do fitojë më. Sipas tij, Duka nuk do ketë më sukses me metoda të paligjshme.
Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.
Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pë një futboll të pastër dhe të drejtë!Bashkim Fino, ish-kandidat për President të FSHF
(Postimi i Finos në Facebook)
Shiko ca ngaterese nxjerin tani. Po pse ku ka ta kthej gjykata per letr shtese ca esht kjo histori. Letrat shtese i con te shkalla tjeter e gjyqsorit o FSHF. E KORUPTUAR
PërgjigjuPo cju desh Haxhi Lleshit te futbollit shqiptar te kandidonte per here te 4, tani do ike me turp per mashtrime apo fallsifikime, tafmaja e madhe te le pa gjë,,
Përgjigju