Zgjedhjet në FSHF, Fino: Kisha besim te drejtësia, Duka s'do ia dalë të manipulojë sërish

30 Mars 2018, 14:39| Përditesimi: 30 Mars 2018, 14:50

  • Share

Deputeti socialist, Bashkim Fino, ish-kandidat përballë Armand Dukës për president të FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit, ka përshëndetur vendimin e Gjykatë së Tiranës e cila nuk njohu zgjedhjet e para dy muajve.

Fino shkruan në Facebook se vendimi i Gjykatës është shpresë dhe mesazh se paligjshmëria nuk do fitojë më. Sipas tij, Duka nuk do ketë më sukses me metoda të paligjshme.

Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018. 
Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. 
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pë një futboll të pastër dhe të drejtë!

Bashkim Fino, ish-kandidat për President të FSHF

(Postimi i Finos në Facebook)


Lajmi kryesor:

Gjykata nuk njeh Dukën si President, FSHF-ja drejt zgjedhjeve të reja


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?