Pas KQZ, Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

19 Shtator, 11:07| Përditesimi: 19 Shtator, 12:07

  • Share

VLORË- Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator.  Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor. 

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash. Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?