Kronikë

Apeli i Vlorës liron 5 rojet bregdetare, 'shpërthejnë' nga gëzimi familjarët, avokati: Janë heronj ata djem! Sot u vendos në vend drejtësia (VIDEO)

27 Maj 2021, 14:08| Përditesimi: 27 Maj 2021, 15:54

  • Share

Gjykata e Apelit në Vlorë ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për 5 efektivët e rojës bregdetare të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi ndihmuan të arratisej një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë drejt Italisë më 8 janar të këtij viti.  

Apeli ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir Meçen, pasi nuk paraqesin rrezikshmëri, ndërkohë që hetimi vijon me të njëjtën akuzë ‘shpërdorim detyre’, por tani në gjendje të lirë.

Ndërkohë pas vendimit, familjarët të cilët po prisnin jashtë ambienteve të gjykatës shpërthyen në britma gëzimi, duke përqafuar avokatin e çështjes.

‘Janë heronj ata djem, sot Gjykata e Apelit vendosi në vend drejtësinë’- tha avokati Astrit Bajo.

Të akuzuarit kanë mohuar akuzat e shpërdorimit të detyrës, ndërsa njëri prej tyre Sejfulla Bejaj e quajti veten hero, duke thënë se ka shpëtuar 55 jetë njerëzish duke shmangur një tragjedi që mund të ndodhte. Ata theksojnë se janë të pafajshëm dhe besojnë se e vërteta do të dalë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?