Shtëpi 140 mijë € dhe kredi si i pastrehë, Vettingu: Gjyqtari Hoxha s'justifikon pasurinë. Avokati: Lekët ia hodhën në dasmë

7 Maj 2018, 08:10| Përditesimi: 7 Maj 2018, 16:36

  • Share

TIRANE-Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha nuk justifikon pasurinë. Ky është përfundimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që u zhvillua sot. Edhe pse jo zyrtarisht, Hoxha pritet që të ketë fatin e kolegëve të tij, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, që u shkarkuan.

Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme, por KPK ka bërë hetimin e vet, nga ku rezultoi se Hoxha ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikon një shumë prej 17 milionë lekësh.

ILDKPI na ka sjellë përgjigje për gjyqtarin Fatmir Hoxha se ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Komisioni ka bërë hetim të thelluar për pasurinë, burimet e krijimit, të ardhurat dhe fshehjet e pasurisë. Gjyqtari ka apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Gjyqtari ka marrë kredi të bute si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë 5 mln lekë. Nga disa përllogaritje gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Përsa i përket figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK thekson se ndaj gjyqtarit janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët. Pas fjalës së relatores, avokati Mërtiri ka mbrojtur klientin e tij (gjyqtari nuk ishte ne seance) duke thënë se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati, ndërsa një pjesë të parave që sipas KPK nuk justifikohen e ka siguruar nga dy dasmat. Avokati deklaroi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohet sipas tij me kasetën e dasmës së vitit 2003, të cilat i dorëzoi, por nuk u pranuan si provë nga trupa gjykuese.

Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata.  Në 2003 është pretenduar një shumë që nuk justifikohet, por nga një dasmë tradicionale është shumë normale shuma e lënë nga miqtë dhe të afërmit.

Hoxha, nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtueses, në Shkodër ka shitur një banesë bashkë me orenditë, shuma i përket banesës dhe orendive. Përsa i përket borxhit të marrë, ende nuk është shlyer, bashkë me një kredi të marrë. Kredia e butë është marrë sipas një vendimi të qeverisë si një nga funksionarët e lartë, ishte i pastrehë, pasi vinte nga Shkodra. Kredia është marrë për të blerë banesën në Tiranë. Borxhi kunatit është marrë për apartamentin dhe është shlyer.

Avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri

Deri tani nga gjykata Kushtuese, vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon dhe Altina Xhoxhajn, ndërsa Vitore Tusha e kaloi. Kujtojmë që Besnik Imeraj u dorëhoq, ndërsa gjykata është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

Gjyqtari Fatmir Hoxha

Seancë dëgjimore për Fatmir Hoxhën
Trupa Gjykuese              
Xhensila Pine
Valbona Sanxhaktari
Alma Faskaj

Rezultatet e vettingut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arlindi: 08/05/2018 22:45

    Lexova per site te imet .pse cpresin keta tju gjejne miliardat ne shtetet e huaja shtepite ne emraat e te tjereve pastrimin e parave .asnjeher sndodh ne nje vend te tille.yes vetingu.

    Përgjigju
  • Edi: 08/05/2018 21:50

    Eh ku jemi katandis.forca vetingu ndoshta ka njerez te drejte aty

    Përgjigju
  • Drejtesi per popullin: 08/05/2018 21:31

    Do merret vesh me kete vendim sa. Te drejte jane .o popull zgjuhu .sa gjera behen ne emrin tend .zgjuhuuuuu

    Përgjigju
  • Prishtina: 07/05/2018 17:44

    Shko ne shtepi Tjetri ju lutem Dhashte zoti edhe shtohet presioni amerikan dhe gjerman ndaj qeverise Shqiptare. Mbaroj otomanizmi dhe udhheqja nga te 'fqinjet'

    Përgjigju
  • koto: 07/05/2018 15:47

    Jane gjith militantet qe i emeroj para zgjedhjeve te 2013 krimineli,gjakarar SALI BERISHA dhe per 5 vite te qeverisjes se p.s tadhen b****n ,me gjygje te krimineleve qe i rrunen para pa i hyre ferre ne kemb,se mbroheshin nga kryetari K.L.D se sakati Nishani dhe banditi Berisha.Qesharake justifikimi i avokatit.

    Përgjigju
  • Albi: 07/05/2018 14:52

    Po pse habiteni ne dasma shoket e tij gjykates,prokuror dhe fituesit e gjyqeve te tij (kriminelet qe kane paguar ) kane hedhur me mijera euro & dollar. Komisioni duhet qe ti analizoj kasetat e dasmave se aty kane qene shume korruptues e te korruptuar.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 07/05/2018 14:33

    Ore pak turp dhe karakter Kane keta?ca pret nga ky llum I shoqerise

    Përgjigju
  • Fredi: 07/05/2018 14:01

    Me keto justifikime idiote dhe me mosperfilljen nga ligji prej maskarenjsh gjakftohte keta Kerma i kane bere gjemen ketij populli duke shkateruar edhe ate pak shpirt te paster qe mund te kishte mbetur. Keta te koruptuar kriminalizuan dhe popullin sepse i mjeri popull nuk kishte rruge tjeter mbijetese. Ja kane hedhur ne dasma te korupturit e tjere. Nuk ka drejtesi as veting nese parate e pajustikuara nuk sekuestrohen dhe keta kancermedhenj te provojne burgun per ditet qe ju kane mbetur.

    Përgjigju
    • Turi: 07/05/2018 20:48

      Fredo si përher i sakt. Po hë pra a ka b.th me u hudh 14000 € në dasëm, fol o Fredo.

  • Babka Fahri "gjarpri nen gur": 07/05/2018 14:00

    Po teveqel ky nuk di as me rrejt.Mi hodhen ne dasem Hej te pifsha dolline.

    Përgjigju
  • Tahip: 07/05/2018 13:51

    Fantastike, ky qenka fenomen! Vetem per kete justifikim do e kisha fut ne burg

    Përgjigju
  • Populli: 07/05/2018 13:17

    Zot gjyqtar sa persona ke denuar ne menyr te pafajshem per lek shum sot erdhi dita jote .leri budallalliqe thuj avokatit se po behesh gazi botes

    Përgjigju
  • emigranti: 07/05/2018 13:06

    kulmi i zullumit ka dorzuar kasetat e dasmes poshte gjakpiresit e popullit shqiptare

    Përgjigju
  • Valltari: 07/05/2018 12:55

    Hahaha. Qesha me lot. Ja paskan hedhur parat ne dasem. Mire gjyqtari teveqel, po e paska gjetur dhe avokatin teveqel si veten. O popull zgjohu e kuptoheni ca njeres kemi lene te na terheqin per hunde gjithe keto vite.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 07/05/2018 12:37

    Ahaaa, nga dasma vet, thash se bote dasma, helbete mund ti bente qypit ke grupi Molit a Ratit

    Përgjigju
  • Albi: 07/05/2018 12:00

    140 mije euro nuk mund ti justifikoj dot. 2 dasma nga 10 mije euro =20 mije euro. Largohu vet o shejtan se je pjese e bandes se krimit qe ka pushtuar sistemin e drejtesis ne Shqiperi. Ti je per giotin .

    Përgjigju
    • Unë: 07/05/2018 17:45

      po dasmën pa lekë e bëjnë këta, apo shpenzimet nuk quhen !!!! hahahahaa

  • Osmani: 07/05/2018 11:56

    As psikologjia e mbeturinllëkut osman nuk trazonte mardhëniet familjare me përgjegjësinë institucionale. Ne shqiptarët kemi një trashëgimi osmane të kultures se punës si: “allishverishi”, “më the e të thashë” , “ma bëj içik këtë punë”, “a ke ndonjë punë për atë kunatin tim se ka dy femijë”, baxhanakë, dhëndurë, kunetër, nuse, nipër, mbesa etj etj etj. PIKËRISHT KËTO GJËRA EUROPA NEVERIT, allishverishin osman!

    Përgjigju
  • Tutu: 07/05/2018 11:47

    Keta jane perbindesha... cjane keto kartela pasurie per varfanjakesh.... ky Veting si po zhvillihet eshte formal dhe vendimet jane te paracaktuara... kuka gjyqtar qe nuk e ka bere 1 milion euro...

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 07/05/2018 11:46

    Ore kta jan shum fantastik të gjith kemi kunetër po kush të fal sot mor burr kaq idjot jan kta. Po kta skan faj se fajn e ka shteti leshit e ti thot mir po kunati ku i gjeti çfar pune bën çfar taksash ka paguar e gjehen menjëher këta monstra që ja pin gjakun këti populli budalla. Kryekrimineli malok që i vuri kta në kto istitucjone vazhdon mer lekët e taksa pagusve budallenj e ky i ka duart me gjak deri në rënx maskarai .

    Përgjigju
  • rambo: 07/05/2018 11:36

    ore nje gje nuk e marr vesh un vetem keta jan te mecur njerzit e tjere jane budallenj,,njerit ia dha kunati njerit i dha ghyshja ..te gjith fukarenj keta plerat .ketta duan xhaxhin enver qe ti pushkatonte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?