Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi , Rexhep Selimi dhe pjesë nga aktakuza

Ish-Presidenti Hashim Thaçi arrestohet në Hagë, akuzohet për 100 vrasje gjatë dhe pas luftës në Kosovë! Arrestohen dhe Veseli, Selimi e Krasniqi

5 Nëntor 2020, 21:46| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 23:40

  • Share

Disa orë pas nisjes për në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi u arrestua dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit.

Lajmin e bën të ditur një ndër mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, BBC ku deklarojnë se dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar.

Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këta figura politike akuzohen për këto krime. Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Në aktakuzën thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe 100 vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Sipas saj, krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës e Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: serbë, romë dhe ashkalinj, katolikë, civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë, shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së, shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në, dhe individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së.

Në aktakuzën pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Në kohën e duhur do të jepet informacion për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, para gjykatësit të procedurës paraprake. Paraqitjet e para mbahen në seancë publike dhe mund të përcillen përmes transmetimit në Internet në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Esmeralda: 10/11/2020 15:18

    Eshte nje akuz e shpifur ndaj shqiptar.UCK-ja ka qen e verteta e Kosoves..Gjat genocidit serb kemi par mijra kosova te traumatizuar te shkatruar dhe kjo eshte nje e vertrt e hidhur.A u denua dikush nga pala serbe jo.Kerkoj te prishin nje shtet te sapoformuar te dal nga kthetra e eger serbe.Kosova eshte e verteta e Serbis.Akuzat jan shpifje pa baza.

    Përgjigju
  • Bashkim Avdiu: 06/11/2020 13:19

    kjo gjë ësht kan dashur shum ma heret me ndodh pasi qe ndodhi tashti. Kshtu duhet komentu.

    Përgjigju
  • Fshati: 06/11/2020 07:09

    Si ka mundesi qe nuk degjohet Berisha "Millosheviçi" i Tiranes.

    Përgjigju
  • Beni: 06/11/2020 04:49

    Arrestime politike,kot fare.Me mire ti arrestonin per korrupsion,vjedhje etj,edhe mund te ishte mormale.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 05/11/2020 23:32

    QR me mire te ishte arrestuar per ndonje korrupsion te brendshem...po si more serbet bejne genocid shqiptaret bejne burg...po ata vrisnin perdhunonin grabisnin keta cdo benin ne lufte do ju gjuanin me domate... yyyt ju qr...hajt te shkoje rama te beje reforme ne drejtesi ne hage te shpetoje mikun e vet

    Përgjigju
  • Mondi: 05/11/2020 22:14

    Lufta e Kosoves ishte e shenjte dhe e pa shmangshme por lideret e UÇK e tradhetuan kauzen e popullit te Kosoves dhe sote ka ardhe dita te japin llogari vete jane miliarder ndersa veterane te UÇK kane ngele invalide e pa strehe

    Përgjigju
    • Theresa: 06/11/2020 10:35

      Mondi,po i pëgjigjem Schkrimit tënd sepse është i mirmenduar dhe i paanshëm. Lufta kundër Serbëve ishte legjitime dhe e drejtë këtë e pranojnë USA, BE dhe Njerëzit që njohin Historinë mes këtyre dy Popujve. Por le të shohim pak Aktakuzën, ajo është e frikëshme, por edhe e besueshme sepse BE ka Vite që heton duke pyetur Dëshmitarë presentë të cilët kanë parë e dëgjuar çfar është thënë e bërë. E nëse këto Aktakuza do të verifikohen edhe në Gjygj atëhere ne kemi të bëjme me Kriminele Lufte dhe ata duhet të dënohen si paraardhësit e tyre Serb. Të vrasësh, të torturosh dhe të masakrosh pse dikush nuk shkon të luftojë, ose pse është Katolik si i dyshuar në (Bashkëpunim me Sërbin) kjo është Barbari dhe Vëllavrasje për asgjë, pa Arsye dhe mbi të gjitha pa Logjik. Këta Njerëz kanë mbjellur këtë (Bimë) dhe tani do të marrin të Korrat mëse e drejtë dhe legjitime. Kush thotë se BE. kërkon të njollosë UÇK. ai e ka humbur Realitetin, është qorrëzuar dhe nuk shikon më larg sesa Hunda e tij. Drejtësia e BE. është neutrale dhe e paanëshme ajo kërkon vetëm Individët që kanë kryer Krime kundrejt Njerëzve të pafajshëm. UÇK. dhe përpjekjet e saj janë të lavdishme dhe të pa krahasueshme për Popullin tonë, ajo do të mbetet në Histori si Hap madhështor për Pamvarësinë e Popullit të Kosovës. Faleminderit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?