Presidenti Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen pasi Gjykata e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij

5 Nëntor 2020, 11:42| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 23:01

  • Share

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se Gjykata e Hagës i ka konfirmuar akt-akuzën për krime lufte ndaj tij, kësisoj ai ka dhënë dorëheqjen live teksa po mbante një konferencë për shtyp. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe më herët

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent zyrtarisht që gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj meje. (...)Shmangmi çdo manifestim me motiv mbrojtës, drejtësia nuk bëhet në rrugë, nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të dalim faqebardhë dhe do të shihemi sërish", tha Thaçi. 

Thaçi theksoi se do të vihet në dispozicion të drejtësisë, duke theksuar se kurrë nuk do të lejonte që para gjykatësit të dilte si presidenti i vendit.

 

“Nuk do të lejoj që në asnjë rrethanë, që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës, për të ruajtur integritetin e saj. Unë sot jap dorëheqjen nga posti presidentit. Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.  Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. jam krenar që kam qenë pjesë e UCK. krenar që bashkë me aleatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori”, tha Thaçi. 

Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë qetësinë.

“Të vëmë interesat e vendit mbi interasat personale. Ju ftoj të besoni në insitucionet, në Kosovën në Nato. Hashim Thaçi. Ju ftoj të ruani qetësinë, shmangni cdo  sfestim apo tubim në mbështetje timen. Kjo nyuuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prap. Zoti bekoftë Kosovën", përfundoi Thaçi. 

Ndërkohë që ditën e djeshme janë konfirmuar akuzat edhe për kryetarin e partisë demokratike Kadri Veseli dhe është arrestuar ish kreu i parlamentit kosovar Jakup Krasniqi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 24 qershor ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Në muajin korrik, Thaçi u mor në pyetje nga prokurorët në Hagë për katër ditë me radhë, ku ka folur, siç ka deklaruar, për rolin e tij, përgjegjësitë e tij gjatë luftës, në periudhë që mbulon mandati i Gjykatës Speciale.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Ora 17:35
Osmani në fjalimin e parë si presidente e Kosovës: Duhet të jemi të gjithë bashkë! Serbia ishte shteti që kreu këto krime dhe këtë ta themi me zë të lartë

Në fjalimin e saj të parë, si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë bashkë, duke premtuar se do kryejë detyrën e saj më së miri. Ajo tha se në asnjë rast viktima dhe agresori nuk duhet të barazohen, duke kërkuar që të thuhet me zë të lartë që ajo që ka bërë krime lufte është Serbia.

"Do të sigurohem që zëri im t'i bashkëngjitet qytetarëve, dua t;'ju lus si qytetarë të këtij vendi të qëndrojmë fort afër njëri tjetri. Jam e bindur për këtë , angazhimi për shtet ligjor na ka përballur me sfida të forta, por ne nuk heqim dorë. E kemi ruajtur këtë shpresë edhe kur kemi qenë viktimë, Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz, rreth 1000 kanë qenë fëmijë. Paqja kërkon që viktima dhe agresori të mos barazohen, Serbia ishte shteti që kreu këto krime, këtë duhet ta them çdo gjë me zë të lart, do të garantojë funksionin demokratik të institucioneve", tha Osmani.

Ora 15:44
Me avion ushtarak Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimin nisen drejt Hagës

Me avion ushtarak Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimin nisen drejt Hagës. 

Ora 15:10
Albin Kurti: Fatkeqësisht Kosova nuk e mbron dot UÇK-në me institucionet e saj, duhen zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për aktakuzat e Hagës dhe për dorëheqjen e Hashim Thaçit, ku thekson se lufta e UÇK-së për ta mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Ndërkohë thekson se Kosova nuk e mbron dot Ushtrinë Çlirimtare dhe se duhen zgjedhje të reja që të nxjerrin një qeveri që i kthen besueshmërinë ndërkombëtare Kosovës.

Postimi i Plotë i Vetëvendosjes

Morëm vesh sot për thirrjen para Gjykatës Speciale edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila për ne mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Si shqiptarë, natyrisht, shpresojmë që ata të kthehen të pafajshëm.

Fatkeqësisht Kosova sot nuk është në gjendje ta mbrojë UÇK-në me institucionet e saj, për shkak se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë, të cilat nuk kanë fituar besimin e qytetarëve, e njëkohësisht i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

E vlerësojmë gjestin e dorëheqjes prej presidencës të Hashim Thaçit si të duhur, por të vonuar. Do të ishte mirë të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat, e jo të linte vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten prej atyre akuzave. Dhjetë vitet e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj.

Tash Kosovës i duhen zgjedhje të reja e të lira, prej të cilave do të dalë një qeveri e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve, qeveri që ia kthen besueshmërinë vendore e ndërkombëtare Kosovës. Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar, por do të dalë me integritet e besueshmëri, nga Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të reja. E deri atëherë, në një tranzicion të shkurtër e transparent drejt zgjedhjeve të reja, znj. Vjosa Osmani si ud. e presidentes, do të kontribuojë për mirë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Vetëm një qeveri e pakorruptuar, e zgjedhur demokratikisht e jo produkt i pazareve, do të mund ta përparojë Kosovën e ta mbrojë UÇK-në dhe ta vlerësojë ashtu siç e meriton. Të gjithë duhet të bëhemi bashkë në respektim të ligjit, vullnetit të qytetarëve e demokracisë, e jo për t’iu mbivendosur asaj.

Ora 14:51
Amnesty International: Aktakuza ndaj Thaçit i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë

Organizata ndërkombëtare Amnesty International, ka thënë se konfirmimi i aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë së shumëpritur.

Aktakuza sjell shpresë për mijëra viktima të luftës së Kosovës të cilët kanë pritur për më shumë se dy dekada për të zbuluar të vërtetën në lidhje me krimet e tmerrshme të kryera kundër tyre dhe të dashurve të tyre. Akuzat, tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin”, ka thënë hulumtuesja për Ballkanin në kërtë organizatë, Jelena Sesar.

Organizata thotë se “faktet për krimet e luftës të kryera nga udhëheqja e UÇK-së, përfshirë një fushatë të persekutimit të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë midis shqiptarëve të Kosovës, duket se janë bindëse”.

“Janë dashur gati 10 vjet që ndonjëri nga të dyshuarit për përgjegjësi penale të sillet në gjykatë. Kjo ka lejuar që të vazhdojë një kulturë e mosndëshkimit për krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-2000). Kjo aktakuzë jep shpresë se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë dhe të vërtetën nuk do të tolerohet dhe se viktimat dhe të afërmit e të zhdukurve më në fund do të shohin të dyshuarit të gjykohen ", ka thënë Sesar.

Më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave "të tjerë", emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

Në aktakuzë thuhej se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje.

Viktimat e krimeve në aktakuzë janë qindra njerëz, identiteti i të cilëve është i njohur dhe në mesin e të cilëve ka shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe njerëz të kombësive të tjera, si dhe kundërshtarë politikë”, ishte thënë në deklaratë.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin Prill./ REL

Ora 13:55
Vërtetimi i akuzës ndaj Thaçit, Haradinaj kërkon të ndërpritet dialogu me Serbinë

Pas zhvillimeve në vend, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njofton se ka mbajtur mbledhje urgjente, nga e cila ka nxjerrë katër kërkesa.

Kërkesa e parë është që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re dhe thekson se AAK beson në pafajësinë e të gjithë ushtarëve të UCK-së.

–  AAK kërkon:

1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese

Ora 12:31
Haga konfirmoi aktakuzën/ Djali i Hashim Thaçit: Baba im e ka fitu betejën e lirisë, shpejt do kthehesh në shtëpi

Endrit Thaçi, djali i ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar shkrim të shkurtër në Isntagram për babanë e tij. "Shpejt do të kthehesh në shtëpi", shkruan ai, i bindur në pafajësinë e tij.  

"Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai, bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të merrni më shumë malli por do të festoni çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën e lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të më presësh pa durim edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi. UÇK", shkruan ai.

Ora 12:15
Thaçi dha dorëheqjen/ Merr presidencën përkohësisht kryeparlamentarja Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të marrë presidentes së Kosovës.  Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, Osmani do të udhëheqë shtetin, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Ora 12:14
Pasi dha dorëheqjen, Hashim Thaçi shkon në seline e EULEX

Pasi dha dorëheqjen, Hashim Thaçi ka shkuar në selinë e EULEX. Ndaj tij kishte një urdhër paraqitje.  

Ora 12:05
Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte/ Haradinaj : Shpreh mbështetjen dhe besojmë se do të vërtetohet pafajsia

Hashim Thaçi doli pak minuta më parë në një konferencë për shtyp i cili deklaroi se po tërhiqet nga posti që kishte aktualisht pasi ,Gjykata Speciale e Hagës konfirmoi aktakuzën.Jo vetëm ai por edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të dy do të gjykohen për krime lufte.Pas kësaj reagoi Ramush Haradinaj ish Kreu i UÇK-së nëpërmjet nje statusi në rrjetet sociale duke ndarë dhe foto me dy të akuzuarit

Postimi i plotë për Thaçin:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë."

Postimi i plotë për Veselin:

"Bashkë shim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!" shkruan Haradinaj

 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karadakliu: 07/11/2020 10:11

    Asnje element te unitetit deri sot nuk e ke deshmuar.Perkundrazi, gjitha vaprimet e derisotme ishin per thellimin e shemtise se percarjes shqiptare.

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2020 04:42

    Probleme te tilla kane kaluar te gjitha ushtrite,pavarsisht ne cilen ane jane.Puna eshte, qe palet duhet te mesohen me faktin ,se te gjithe kane bere gabime dhe te gjithe duhet te pergjigjen para drejtesise ne menyre te tille, qe kur neser te akuzojne kundershtarin t'ia kene mbyllur cdo shteg per kunderakuza te mundeshme qe mund te vine.Pesonalisht mendoj qe Kosova nuk duhet t'i nderprese bisedimet me Serbine,pasi nuk eshte ne pozicion te favorshem,jo se fiton,apo humb ndonje gje nga Serbia,por ama prishet imazhi I Kosoves ne syte e perendimoreve, qe mund te detyrojne Serbine te pranoje shume gjera qe normalisht ,nuk I pranon,pastaj eshte nje minus tani per Kosoven qe synon jo vetem njohje me te gjere,por dhe pranim ne org.nderkombetare.Nuk jam ne dijeni te prapaskenave qe zhvillohen Brenda Kosoves,por sa per Serbet e Romet ata e kane mbushur kupen per cfare kane bere,por perpara se t'i nxjerrim para drejtesise per aktet e tyre,duhet me pare te pastrojme shtepine e Kosoves nga mekatet,pastaj do ta kene rradhen ata.Popull perpiquni ta kuptoni si behet per se mbari drejtesia dhe politika!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 05/11/2020 17:36

    Me ne fund po son me u C'liru Kosova.

    Përgjigju
  • shqiptar i shqiperise: 05/11/2020 17:34

    LAMTUMIRE E KE PAK TI MOR KRIMINELI THACI BASHKE ME ATA SHKE-------TAT E TJERE.....HALETE NE QENEF E KANE VENDIN...

    Përgjigju
  • Bruno: 05/11/2020 17:25

    Sikur pate fillu me fol pak keq per Berishen. A po e kupton ku te çoje ?

    Përgjigju
  • vera: 05/11/2020 17:04

    MALOKE TE QELBUR si ne kete ane ashtu dhe ne anen tjeter,,njerez te poshter keni qene dhe ashtu do mbeteni,,,nuk keni per te ndryshuar kurre ju,,,kur nuk ju zhduken serbet per fare...

    Përgjigju
  • durresi: 05/11/2020 14:55

    zoti president te gjithe shqipnia eshte me ty te gjith shqipfolesat jane me ty. cfar nk te vret te ben me te forte, ti je shembulli jone. Respekte komandant Thaçi

    Përgjigju
  • Blenard: 05/11/2020 14:38

    Kjo esht sh e tepert e cfar evtope flisni po vrasin masakroin e coptoin sic kan ber nder shekuj

    Përgjigju
  • Toni: 05/11/2020 13:46

    Ai ose ato sherbime inteligjente qe eksperimentojne ne Kosove, jane te deshtuara. Te akuzosh nje president duke e mbajtur ne tension per muaj, vetem qe ti merret karrigja nga e perkedhelura e Berlinit (Osmani) eshte endrra me sy hapur. Ne 45-53 ne Shqiperi ca analiste anglo amerikane bene te njejten gje. Jo banda, radio, e pordhi kali. Me kembe ne toke o njerez e respekt per jeten e njeriut.

    Përgjigju
  • artur: 05/11/2020 13:12

    Bravo Z. Thaçi. Personalisht mendoj qe duhet te gjykohet Dick Marty per korrupsion dhe shtremberim te fakteve sesa ju. Ama nga an tjeter Ju, dhe shume eksponent te tjere te politikes se Republikes te Kosoves edhe pse te perndjekur padrejtesisht keni lene menjane interesat personale per tu ballafaqar me brockullat e gatuara ne Beograd ne menyre doinjitoze dhe per te pastruar emrin tuaj dhe te luftes se UCK. Perseri bravo dhe suksese deh uroj qe te mbaroj sa me shpejt ky proces i montuar. Per jykaten e hages: do te ishte mire qe te hetohen serbet per masakrat dhe jo shqiptaret. Filloni me Vuçiç-in qe ka qene pjese e makinerise se Millosheviçit.

    Përgjigju
  • labi: 05/11/2020 12:49

    Trego pak per kete superkillerin o Thac qe shfarosi nje familje te tere e qe e lirive e qe bashke me Meten i dhe nder i Kombit shqiptar.Ju nuk keni mase dhe as din e iman

    Përgjigju
  • Lazri: 05/11/2020 12:28

    O UKË keto politikant tan djegun EULEKSIN dhe gjall nuk dorzohen!ketu eshte ndryshimi mes kultures dhe krimit.

    Përgjigju
  • shpati: 05/11/2020 12:12

    Po ne Shqiperi kur do filloj Haga me kriminelet komunist para 30 viteve dhe ketyre te rinjve...

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 05/11/2020 12:00

    Ngushellime per EdiRamen,sa me pare nje vizite e perqafim me mikun e zemres perpara se me u nis per ne Hage. Mos harro te marresh perdore edhe vukaken/vuçiçin.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2020 11:54

    Paç kemben e mbare o hashim/pershesh dhe ne koke te likekembeplehut shqiptar sa me pare!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 05/11/2020 11:50

    Po kush ka mbet ne kete shtepi?!!Ajeme sa keq e sa zor!!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/11/2020 17:31

      Ramës nuk i dhimbset hashimi dhe UÇK, por dështimi i mini shengenit dhe vuçiçi , kjo është më se e kjart !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?